Arkiv-Lajme

Avokatja e Mark Frrokut: E bindur që klienti im është i pafajshëm, do provoj që ka qenë në Shqipëri kur në Belgjikë është kryer vrasja e Aleksandër Kurtit

Postuar në 31 Mars, 2015 16:13

Për Markun Frrokun nuk ka prova që vërtetojnë dyshimet se ai është autor i vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Avokatja belge e Mark Frrokut në një intervistë për Top Channel është shprehur e nindur në pafajësinë e klientit të saj, duke thënë se në procesin që ka rinisur në gjykatat belge ajo do të provojë se Mark Frroku në vitin 1999, në kohën kur është kryer vrasja nuk ka qenë në Belgjikë, por në Shqipëri.

Politika po flet me gjuhën e shantazheve. LSI thotë se duhen sqaruar akuzat ndaj Bashës për 200 milionë eurot e zhdukura në Rrugën e Kombit

Postuar në 31 Mars, 2015 15:17

Lufta politike ka ikur nga debati për reformat dhe ballafaqimi për të mirat publike (aq sa mund të quhet i tillë në Shqipëri) dhe ka kaluar hapur në gjuhën e shantazhit, gjithsekush me akuza që i kujtojnë “burgun” kundërshtarin politik. Kështu LSI i është përgjigjur një “kërcënim”të hapur sulmit që po i bën Partia Demokratike, me të cilën ka qenë aleate në qeveri.

Ambasadori Neritan Ceka, i përfshirë në blerje votash të shqiptarëve në Itali për llogari politikanësh vendas, shkruan la Stampa. Ceka përgenjeshtron

Postuar në 31 Mars, 2015 14:19

Gazeta italiane “La Stampa” shkruan se ambasadori shqiptar në Romë, Neritan Ceka është përfshirë në një skandal korruptiv të blerjes së votave të emigrantëve shqiptarë. Ceka i ka premtuar kryetarit të Bashkisë në ishullin Ischia, Giosi Ferrandino vota të emigrantëve në Itali për llogari të tij. Historia nis marsin e kaluar dhe

Digitalb apo Shqipëri në uniformat e Kombëtares? Një debat që nuk duhet të ekzistonte (Video)

Postuar në 31 Mars, 2015 13:15

Në emisionin “Opinion” të ditës së hënë në Tv Klan u diskutua ecuria e kombëtares në eliminatoret e Euro 2016, nisur dhe nga fitorja me Armeninë të dielën në “Elbasan Arena”. Të ftuar në këtë debat ishin gazetarë, komentatorë, përfaqësues të ekipit kombëtar si dhe drejtori i kompanisë Digitalb, Alban Jaho,  që është edhe sponsori zyrtar i kombëtares shqiptare të futbollit. Prezencën e tij në studio gazetari dhe folësi i njohur i lajmeve, Reis Çiço e shfrytëzoi për të pyetur edhe për një aspkekt që ka hapur debat në opinionin sportiv, por dhe në rrjetet sociale.

Rama përjashton Artan Lamen nga kandidimi i Tiranës me një batutë: “Nuk e vëmë sepse i hanë duart”

Postuar në 31 Mars, 2015 12:43

Kryeministri dhe kreu socialist Rama shpjegoi përmes humorit procesin e ngushtimit të rrethit të kandidatëve për Tiranën në zgjedhjet lokale, duke arsyetuar gjatë bisedës me një qytetar, përsenë e përjashtimit të Artan Lames nga emrat e mundshëm. Ngjarja zhvillohet në Lezhë, ku kreu i ALUIZNI-t Lame ishte bashkë em Ramën për ndarjen e çertifikatave të legalizimit. Ja dialogu:

 

Qytetari: Mirë se erdhe zoti kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.

Boshti Francë-Gjermani-Poloni i kërkon BE-së hartimin e një strategjie të përbashkët mbrojtjeje

Postuar në 31 Mars, 2015 10:51

Kriza aktuale në vendet kufitare të Bashkimit Evropian, i ka shtyrë ministrat e Mbrojtjes nga Gjermania, Franca dhe Polonia të kërkojnë një fokusim më të madh në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan Deutsche Welle. Në takimin e të ashtuquajturit "Trekëndëshi i Vajmarit", të mbajtur në Potsdam, ministrat e mbrojtjes së këtyre vendeve Ursula von der Leyen, Jean-Yves Le Drian dhe Tomasz Siemoniak, theksuan se " mbrojtja duhet të ketë një prioritet në agjendën e BE-së".

Lulzim Basha nis ditën e parë si opozitar që nga viti 2005

Postuar në 31 Mars, 2015 10:39

Lulzim Basha ka sqaruar sot zyrtarisht dilemën e rikandidimit për bashkinë e Tiranës, duke bërë të qartë se ai nuk do të jetë pjesë e garës së 21 qershorit. Meqenëse është thënë shpesh se ai po ndjek rrugën e Edi Ramës në politikë, vlen të kujtohet se edhe Basha po bën gati 12 vjet në karrige, qëkurse bujti në politikë në vitin 2005. Për këtë arsye dita e sotme mund të konsiderohet si dita e parë e Lulzim Bashës si opozitar. Po çfarë lë si trashëgim Basha në Bashkinë e Tiranës?

"Epopeja” e koalicionit qeverisës në vargje, Arben Duka: “Zot-o zot më duket/kaq e varfër pena/kur shkruaj e shkruaj/për këta legena!”

Postuar në 31 Mars, 2015 10:04

Kur kryeministri aktual Edi Rama, shpalli koalicionin zgjedhor në vitin 2013, ai njoftoi një kriter të ri edhe për shpërndarjen e pushtetit që do të pasonte nëse do të arrinin fitore. Partitë aleate të PS-së, do të duhet të merrnin 10 000 vota që të mund të pretendonin përfaqësim. Koha e provoi fitues koalicionin e drejtuar nga PS-ja, por që pavarësisht kësaj, së fundmi është përçarë teksa dy aleatë të vjetër, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo, janë larguar. Të dy kanë deklaruar se PS-ja, posaçërisht kryeministri, nuk i janë përmbajtur marrëveshjes dhe nuk kanë pranuar të ndajnë pushtet.

Ekstremistët e majtë marrin peng një prokuror në Stamboll. Të shtëna në selinë e prokurorisë

Postuar në 31 Mars, 2015 09:53

Në Stamboll, anëtarë të organizatës së ekstremit të majtë, Fronti Revolucionar Popullor për Çlirimin e vendit, e nxjerrë jashtë ligjit në Turqi, kanë marrë peng Prokurorin Mehmet Selim Kiraz. Këto minuta disa të shtëna armësh janë dëgjuar në brendësi të godinës. Prokurori do të dorëzonte në gjykatë çështjen për vdekjen e 15 vjeçarit Berkin Elvan, që humbi jetën një vit më parë pas 9 muajsh në koma. Ai ishte plagosur në kokë gjatë protestave të dhunshme të verës 2013, në sheshin Gezi në Stamboll.

Apeli jep pafajësi për kreun e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, që nuk përjashton rikandidimin më 21 qershor

Postuar në 31 Mars, 2015 09:34

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka marrë spt pafajësi edhe nga Gjykata e Apelit. Ai ishte akuzuar për “falsifikim dokumentesh për dy leje ndërtimi në Vlorë”, por Apeli e ka rrëzuar akuzën e prokurorisë. Gjika ka lënë të hapur edhe mundësinë e rikandidimit në 21 qërshor. “Në fakt tani është ende shpejt për të folur për rikandidimin pasi do të çoj deri në fund mandatin që kam marrë”, ka thënë Gjika. Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi edhe për Eleni Dardhaj, Blerdi Liçaj dhe për Gentjan Sherifaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme