"Epopeja” e koalicionit qeverisës në vargje, Arben Duka: “Zot-o zot më duket/kaq e varfër pena/kur shkruaj e shkruaj/për këta legena!”

Postuar në 31 Mars, 2015 10:04

Kur kryeministri aktual Edi Rama, shpalli koalicionin zgjedhor në vitin 2013, ai njoftoi një kriter të ri edhe për shpërndarjen e pushtetit që do të pasonte nëse do të arrinin fitore. Partitë aleate të PS-së, do të duhet të merrnin 10 000 vota që të mund të pretendonin përfaqësim. Koha e provoi fitues koalicionin e drejtuar nga PS-ja, por që pavarësisht kësaj, së fundmi është përçarë teksa dy aleatë të vjetër, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo, janë larguar. Të dy kanë deklaruar se PS-ja, posaçërisht kryeministri, nuk i janë përmbajtur marrëveshjes dhe nuk kanë pranuar të ndajnë pushtet. Arben Duka, poeti që ka fshikulluar qeverinë e dikurshme, ka disa vargje për këtë sjellje të socialistëve dhe sidomos për afrimin me PDIU-në, që është salvaxhentja e PS-së ndaj LSI-së në llogaritë parlamentare. Ja se çfarë thotë Duka: “Gjinushi dhe Milua/dhe Dojaka vanë/sepse politika/këtu është putanë! Po me bojë të zezë/u qe shkruar fati/gjer tani të gjatin/u ka dhënë i Gjati! Pse gënjeu Rama?!/Fillin dot s’e kap/se këtu ka pasur/pushtet pa hesap!”. Me sa duket edhe për një optimist të projektit të drejtuar nga Edi Rama, si poeti Arben Duka, ka mbetur vetëm të kthehesh nga Zoti; “Zot-o zot më duket/kaq e varfër pena/kur shkruaj e shkruaj/për këta legena!
Gjithmonë ju kam ndezur/zjarr edhe barut/po kollaj s’pastrohet/i gjithë ky mut!”( http://www.gazetadita.al/vargjet-kur-ferkon-idrizin-dhe-perz...).
s.z

Comments

Submitted by Natyralisti (not verified) on

<p>z. Arben, Ju kam ndjekur ne vite.Nuk jam poet si puna juaj,por jam &quot;poet&quot; ne nje fushe tjeter ekzakte.Nuk kam qene dhe nuk jam aq optimist si ju, per te ardhmen e ketij vendi.Per fatin tim te keq,si intelektual idealist,gjate rreth 40 vjeteve te punes time,jam perplasur shume here per te miren e ketij vendi,por gjithemon e kam pesuar.Shpesh te ndjej ne udhe kryq,siç ndjehej Fan Noli ne vitet 1930.Ndjej keqardhje.Kjo shoqeri apo popullata jone trashegon dhe perjeton shume probleme: Prapambetje dhe varferi te madhe shoqerore dhe materiale,heterogjinitet te skajshem gjenetik dhe konceptual,politikane,pushtetare dhe administrate publike te tipit zhvates,rend nderkombetar oligarkik.mungese sovraniteti kombetar dhe nenshtrim ndaj diktatit te huaj etj. etj. Nderime dhe Optimizem.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Bejtexhinjte nuk i kane zgjidhur ndonjehere problemet e ketij vendi, perkundrazi i kane bere te duken si gjera gjoja per te qeshur, te cilat nuk ia vlen te perpiqesh t&#39;i ndryshosh, mjafton te tallesh me to dhe je ne rregull. Kjo ngjan pak si pune masturbimi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.