Arkiv-Lajme

Debati në Shkup, projekt-ligji për pasaportat e Maqedonisë, ku rrezikohen emigrantët shqiptarë

Postuar në 01 Prill, 2015 05:18

Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se Parlamenti i Maqedonisë i dha dritë jeshile propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të vendit. Me këtë, ky projekt – ligj shkon në fazën e dytë, kur pritet edhe miratimi dhe fuqizimi i tij. Deputetët e BDI-së votuan të përmbajtur dhe nuk kundërshtuan këtë projekt – ligj, edhe pse ai ka hapur shume debate dhe dilema se mund të jetë i dëmshëm për emigrantët shqiptare që posedojnë pasaportat e Maqedonisë.

Tahir Muhedini: Negociuam me PS, tani do negociojmë edhe me PD

Postuar në 01 Prill, 2015 05:04

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini ka qenë shumë i rezervuar në deklaratat e tij në lidhje me qëndrimin e tij për koalcionin PS-PDIU. Pak ditë pasi kreu i PDIU­së zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor me kreun e PS­së, Edi Rama, duke iu bashkuar maxhorancës, deputeti Tahir Muhedini ka sqaruar se partia ku bën pjesë nuk është as e majtë e as e djathtë dhe në funksion të kauzës shumë të rëndësishme që ka për të zgjidhur do të negociojë me këdo, edhe me PD apo LSI.

Peleshi jep sihariqin, qeveria “Rama” rikthen si ditë pushim të hënat në rast se festat zyrtare qëllojnë të jenë në fundjavë

Postuar në 01 Prill, 2015 04:57

Sërish pushime për administratën.Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rikthejë të hënat pushim, në rast se festat zyrtare qëllojnë të jenë në fundjavë. Kështu ka qenë edhe më parë, por një vendim i qeverisë së mëparshme e hoqi të hënën kompensuese. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha në një konferencë për shtyp se ky vendim është marrë në respekt të komuniteteve fetare. Zbatimi i vendimit nis nga Pashkët. “Ky është një stimul i rëndësishëm për turizmin e brendshëm dhe respekton komunitetet fetare,” tha Niko Peleshi, duke shtuar se kjo nuk është një shaka për 1 prill.

Shkullaku në “Mapo”: Ky skandal nuk mbaron te mustaqet e Didit

Postuar në 01 Prill, 2015 03:07

“Ministri Saimir Tahiri ia ka marrë dorën teatrit. Ai del me kokën ulur, me pamje të përvuajtur dhe me zërin gati në të qarë, sa herë që gjendet i përfshirë në një skandal. Si kalorësi i fytyrës së vrerosur ai u shfaq të martën në mesditë për të kërkuar falje për atë që ai e quajti “gabueshmëri njerëzore”. E njëjta pamje si për avionin e drogës, vrasjen e Artan Santos, shpërthimet me tritol apo ekzekutimin e katër personave nga Kostandin Xhuvani. Ky është Saimiri, që ka mësuar nga shefi i tij se një skandal kalohet më lehtë me pranim të fajit se sa me arrogancë”.

“Monitor”/ Shqipëria bie dy pikë, e 94-ra në listën me 130 vendet më të besueshme për të bërë biznes

Postuar në 01 Prill, 2015 02:41

“Monitor” shqofton se Shqipëria zë vendin e 94, ndër 130 të tjera, në listën e shteteve të rankuara nga FM Global për 3 faktorë: ekonomia, menaxhimi i riskut, si dhe furnizimi. Një vit më parë, vendi ynë ishte pozicionuar në vendin e 92, duke zbritur dy vende kështu gjatë këtij viti. “Monitor” shkruan se shtetet që kanë parë zbritjen më të madhe këtë vit është Ukrahina, e 107-a, ku paqëndrueshmëria politike, e kombinuar me infrastrukturën e ulët, luajtën rol kryesor.

Doda: Nuk e di nëse do jem në ndonjë zonë në këto zgjedhje, por jam njeri politik dhe do jem në politikë

Postuar në 01 Prill, 2015 02:25

Ndërsa Partia Demokratike po nxeh motorët e fushatës elektorale, deputetja Mesila Doda ende nuk e di nëse kryetari Basha do t’i besojë drejtimin e një prej shtabeve elektorale. Por pavarësisht vendimit të kryetarit të PD-së, Doda tha në studion e “Ora News” se ajo do të mbetet në politikë. “Unë akoma nuk e di nëse në këto zgjedhje do jem në ndonjë zonë, por le të shikojmë hap pas hapi sesi do rrjedhin ngjarjet. Gjithsesi unë jam pjesë e një grupimi politik, pra jam njeri politik” tha Mesila Doda për “Ora News”

Patos-Marinzës/ Shpërthejnë dy puse nafte afër një shkolle, evakuohen nxënësit dhe banorët e zonës, ndotet mjedisi nga rrjedhja e gazit

Postuar në 01 Prill, 2015 02:17

Në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës kanë shpërthyer dy puse. Policia dhe ekspertë kanë mbërritur pranë zonës ku ka ndodhur shpërthimi dhe po përpiqen të ndalin rrjedhjen e gazit. Shpërthimi i gazit ka ndodhur në afërsi të një shkolle. Nuk flitet për nxënës të lënduar, ndërkohë që një ambulancë ndodhet në afërsi të fshatit Marinëz ku ka ndodhur shpërthimi. Raportohet që zona është ndotur nga gazi, dhe ajri i rëndë ka bërë që banorët të evakuohen, ndërsa policia ka larguar banorët që nuk kanë pranuar të lënë banesat. duke deklaruar se kanë vite qe kanë kërkuar që te merren masa. 

“Express”/ EULEX, gati aktakuza për krim të organizuar në Qeverinë e Kosovës, i përfshirë një grupi të paidentifikuar zyrtarësh

Postuar në 01 Prill, 2015 01:42

Sipas gazetës “Express” misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka mbyllur procesin disavjeçarë kundër një grupi zyrtarësh qeveritarë duke ngritur aktakuzën për krim të organizuar dhe korrupsion, është bërë e ditur në Prishtinë.

“Panorama”/ Urdhri‐arresti belg për Frrokun, si u fsheh tre muaj

Postuar në 01 Prill, 2015 01:33

Sipas të përditshmes “Panorama” urdhri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015 deri më 27 mars të këtij viti. “Panorama” shkruan sot se vetëm një ditë pas arrestimit të deputetit Frroku me akuzën e “dëshmisë së rreme”, zyra e Interpol Tirana ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë urdhrin e kërkimit për të dyshuarin.

“Opinion”, gazetari Artan Hoxha: “Durim Bami dhe Enver Stafuka, të dyshuar për çështjen “Santo”. Bami është mbajtur në përgjim deri në shtator 2014”

Postuar në 31 Mars, 2015 16:49

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se deri në muajin shtator të vitit 2014, shtetasi Durim Bami, i akuzuar kryesor në çështjen “Doshi” dhe personi i zhdukur, Enver Stafuka, janë mbajtur në përgjim nga policia si të dyshuar kryesorë për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gazetari tjetër, Spartak Koka, ka shtuar se janë edhe 6 persona të tjerë të mbajtur në përgjim policor. Nuk dihet si do administrohen këto informacione që po bëhen publike e për të cilat prokuroria ka dijeni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme