Doda: Nuk e di nëse do jem në ndonjë zonë në këto zgjedhje, por jam njeri politik dhe do jem në politikë

Ndërsa Partia Demokratike po nxeh motorët e fushatës elektorale, deputetja Mesila Doda ende nuk e di nëse kryetari Basha do t’i besojë drejtimin e një prej shtabeve elektorale. Por pavarësisht vendimit të kryetarit të PD-së, Doda tha në studion e “Ora News” se ajo do të mbetet në politikë. “Unë akoma nuk e di nëse në këto zgjedhje do jem në ndonjë zonë, por le të shikojmë hap pas hapi sesi do rrjedhin ngjarjet. Gjithsesi unë jam pjesë e një grupimi politik, pra jam njeri politik” tha Mesila Doda për “Ora News”
Bashkë me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, është nismëtare e një projektligji për hapjen e dosjeve, i cili përballë ka një propozim të qeverisë, për të cilin Doda thotë se mbron të inkriminuarit e së kaluarës. “Çështje është se nuk duan që ti zgjidhin, duan të shkojnë përpara me një ligj të tyren i cili nuk bën asgjë tjetër përveçse e bën të përdorshëm këtë informacion nga një dorë apo disa duar. Kemi disa çështje që do i hapin rrugë një katarsis për shoqërinë shqiptare, por edhe kalimin e mundësisë për referendum për ta kryer këtë proces në bazë të një OK që do na jepet nga shoqëria shqiptare”, tha Doda.
Add new comment