“Opinion”, gazetari Artan Hoxha: “Durim Bami dhe Enver Stafuka, të dyshuar për çështjen “Santo”. Bami është mbajtur në përgjim deri në shtator 2014”

Postuar në 31 Mars, 2015 16:49

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se deri në muajin shtator të vitit 2014, shtetasi Durim Bami, i akuzuar kryesor në çështjen “Doshi” dhe personi i zhdukur, Enver Stafuka, janë mbajtur në përgjim nga policia si të dyshuar kryesorë për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gazetari tjetër, Spartak Koka, ka shtuar se janë edhe 6 persona të tjerë të mbajtur në përgjim policor. Nuk dihet si do administrohen këto informacione që po bëhen publike e për të cilat prokuroria ka dijeni. Sipas Hoxhës, përgjimi është ndërprerë sapo ka nisur aktivizimi i deputetit Doshi që dyshonte se po përpiqeshin ta vrisnin, çka i jep kuptim krejt tjetër qëndrimeve kontradiktore që kanë mbajtur për çështjen “Santo”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. Ky i fundit është shprehur së fundmi se ka përparime për çështjen “Santo”, kurse Tahiri është shprehur për “ngecje të hetimeve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.