Arkiv-Lajme

Disa parashikime për profilin e ardhshëm religjioz të botës. Deri në 2050, myslimanët do të jenë 10% në Europë. Rriten numerikisht edhe popullsitë judaike

Postuar në 03 Prill, 2015 05:46

“Pew Research Center” publikonte dje të dhëna mbi një studim të kryer mbi profilin religjioz të botës në vitet që vijnë. Të dhënat japin një parashikim deri nga viti 2050, duke u bazuar në shkallën e mortaliteti, të lindshmërisë, modeleve të konvertimit, gjeografisë së shpërndarjes së besimeve, apo edhe emigracionit. Sipas këtij projeksioni rezulton se deri në mesin e shekullit XXI kristianët do të mbeten grupi më i madh në botë, por myslimanët do të rriten me shpejtësi, sikurse hindutë dhe popullsitë judaike.

Kryeministri Rama takon Bamir Topin: Po japim shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare

Postuar në 03 Prill, 2015 04:39

Bamir Topi ka nisur takimet me Edi Ramën për të vendosur për koalicionin e ardhshëm. Topi Kryetari i FRD, është takuar me kryeministrin në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë. Rama ishte i pari që i bëri një ftesë publike FRD-së për koalicion në këto zgjedhje dhe Topi e pranoi këtë ftesë. Ai nuk shprehu pretendime për ndonjë njësi të veçantë bashkiake, por tha se synojnë të fitojnë sa më shumë këshilltarë vendorë. Megjithatë Topi tha se nisja e negociatave nuk nënkupton vendosjen e koalicionit.

PD padit në Prokurori deputetin e PS-së Koço Kokëdhima: Shpërdorim detyre, dëmtim mjedisi

Postuar në 03 Prill, 2015 04:30

Partia Demokratike depoziton sot në Prokurori kallëzim penal nda deputetit Koço Kokëdhima. PD akuzon Kokëdhimën për shpërdorim detyre, dëmtim mjedisi. Përmes një deklarate për shtyp PD tha sot se Kokëdhima ka shkelur 10 ligje dhe dy plane urbanistike me objektin buz detit dhe se objekti buzë detit në Qeparo monument i paligjshmërisë

“Monitor” publikon të dhënat nga “Numbeo”: Tirana, e dyta në rajon më e shtrenjtë për qiratë e banesave

Postuar në 03 Prill, 2015 03:19

“Monitor” shkruan se një qira mesatare prej 240 euro i mjafton një personi për të qenë banor në zemër të kryeqytetit shqiptar. Tirana renditet e dyta, më e shtrenjtë, pas Podgoricës, në çmimet e ofruara mesatare për qiratë, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi të saj. Të dhënat e agjencisë së njohur “Numbeo” bëjnë të ditur se Tirana lë pas Beogradin, Shkupin dhe Sarajevën, për nga çmimet më të larta në qiranë mesatare, për apartamente me 1 apo edhe me 3 dhoma.

“MAPO”/ Nga Doshi tek Bazhdari, lufta e ashpër e Ramës për Shkodrën nëpërmjet një figure qytetare

Postuar në 03 Prill, 2015 03:10

Dy vjet më parë, - shkruan “Mapo””, pikërisht më 1 prill, u nënshkrua marrëveshja mes PS dhe LSI, e cila do i hapte rrugën Edi Ramës të bëhet kryeministër. Ndërsa mazhoranca shënoi një rezultat spektakolar në gjithë Shqipërinë, Shkodra nuk mbeti pas. Nuk u deshën shumë, vetëm dy vite, dhe sërish gjërat rrotullohen rreth Shkodrës. Deputeti i preferuar i Ramës, Tom Doshi, është në arrest shtëpie, ndërsa një tjetër deputet i këtij qarku, Mark Frroku, është në qelitë e Policisë së Tiranës.

“Panorama” publikon arsyet e largimit të n/drejtoreshës së Doganave dhe e‐mail për stafin: Ika se më tronditi vetëvrasja e doganierit

Postuar në 03 Prill, 2015 02:09

E përditshmja “Panorama” shkruan sot se pak kohë pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit si drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, edhe numri dy i institucionit ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtoren Blerta Kraja, e cila vetëm pak ditë më parë është larguar. Doganave thotë se duket si një tërheqje normale nga një funksion në administratë deri në momentin kur gazeta zbuloi e­mailin përshëndetës të Krajës dërguar stafit të saj.

“Koha Ditore” / Qeveria zmbrapset nga amnistia për mosdeklaruesit e pasurisë

Postuar në 03 Prill, 2015 02:00

“Koha Ditore” shkruan sot se nuk do të kalojë versioni që Qeveria ka sponsorizuar për “amnistinë” e zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë. Ekzekutivi është pajtuar që të modifikohet përmbajtja e atyre ndryshimeve në Kodin Penal që trajtojnë këtë çështje, të cilat muajin e shkuar i ka proceduar për votim në Kuvend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Artan Bajraktari flet për “Gazeta Shqiptare”: Ndalimi im ishte një veprim emocional i Policisë së Shtetit

Postuar në 03 Prill, 2015 01:56

“Ndalimi im ishte një veprim emocional i Policisë së Shtetit”, citon “Gazeta Shqiptare” ish­shefi i zyrës së INTERPOL Tirana, Artan Bajraktari i cili e ka cilësuar në këtë mënyrë prangosjen e tij. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish­zyrtari shprehet se e gjithë kjo ngjarje nuk ka asnjë ndikim për atë. “E gjitha kjo ngjarje, ndalimi im, për mua pati efekt të tillë, sa 2 kokrriza rëre. Mund të them se ndalimi im ishte një veprim emocional, një veprim i shpejtë i Policisë së Shtetit”, tha Bajraktari.

Zgjedhjet, 20 partitë e koalicionit të djathtë, ja bashkitë që kërkojnë aleatët e PD

Postuar në 03 Prill, 2015 01:40

“Panorama” njofton se PD do të nisë sot bisedimet konkrete me partitë e koalicionit, për të gjetur gjuhën e përbashkët në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 21 qershorit. Gjithashtu “Panorama” shkruan se Edmond Spaho, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso do të nisin takimet me përfaqësuesit e secilës prej 20 partive të koalicionit ku do të dëgjojnë pretendimet e aleatëve dhe ku do të vendoset se ku do mund të jenë pikat e bashkëpunimit në fushatën e zgjedhjeve vendore. Megjithatë, aleatët e PDsë tashmë janë ndarë në dy kampe.

“Zëri i Amerikës”/ Ballkani, Shqipëria dhe radikalizimi fetar, Peka: ata që shkojnë në Siri janë nga zonat më të varfra

Postuar në 03 Prill, 2015 00:06

Vitin e kaluar Shqipëria mundi të zbulojë një grup që prej 9 personash që akuzohen si rekrutues. Prokuroria e ka çuar çështjen në gjyq dhe pritet rezultati. Po çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të vendeve të Ballkanit dhe përse disa të rinj rekrutohen për të luftuar në Siri dhe Irak? Dhe si paraqitet kjo situatë në Shqipëri? “Zwri i Amerikws” thotë se këtyre pyetjeve u përpoqën t'i përgjigjen disa ekspertë të sigurisë në një diskutim që u mbajt dje pasdite në një sallë të Kongresit amerikan.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme