Arkiv-Lajme

Ambasadori Lu: Po ua bëjmë të njohura partive rezervat tona për kandidatët

Postuar në 03 Prill, 2015 12:49

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një konferencë me pyetje e përgjigje me qytetarët shqiptarë në Facebook. Kanë qenë të shumta pyetjet që qytetarët kanë dërguar në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-ve, por ambasadori ka mundur t’u përgjigjet vetëm pak prej tyre. Në lidhje me kandidatët për kryebashkiak Lu ka shkruajtur:

Pafajësia për Arben Frrokun, PD: “A u ble heshtja e Mark Frrokut për çështjen “Meta”?”

Postuar në 03 Prill, 2015 12:24

Vendimi i sotshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda, sipas të cilit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, ka befasuar opinionin. Jo vetëm për faktin se prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por sepse ndërkohë që për të jepej vendimi, i vëllai, deputeti Mark Frroku, njihej me vendimin për masën e sigurisë, burg, pas kërkesës dhe akuzave belge ndaj tij. Po kështu, për Arben Frrokun krijohet eventualisht mundësia për të hyrë në Parlament, nëse i vëllai dënohet.

Raporti i Institutit të Statistikave: Rritja ekonomike në 2014 ishte 1.9%. Parashikimi 2.1%

Postuar në 03 Prill, 2015 11:37

Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia u rrit me 2.42 për qind në tremujorin e katërt të vitit, e udhëhequr nga sektori i ndërtimit. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it, Gjergj Filipi listoi degët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike. "Kontributi kryesor jepet nga degët e ekonomisë, si ndërtimi me 1.56 për qind, shërbimet e tjera me 0.95 për qind, tregti-hotel-restorante me 0.54 për qind", tha Filipi.

6 vjet nga anëtarësimi në NATO, Rama: Shqipëria e ka merituar vendin në Aleancë. Lu: Jeni një nga aleatët më entuziast

Postuar në 03 Prill, 2015 10:47

Me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot armatimin më të ri te Forcave Speciale, në një ceremoni të organizuar në zonën e Zall Herrit. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli etj. 6 vjet pasi Shqipëria u rreshtua në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Ambasadori amerikan në Tiranë, e vlerëson atë si një nga aleatët më entuziaste të NATO – s.

Autoritetet ajrore franceze japin konfirmimin e dytë: piloti i Germanwings e rrëzoi me dashje avionin

Postuar në 03 Prill, 2015 10:28

Në Paris u bë vlerësimi i regjistrimeve të kutisë së dytë të zezë të avionit të rrëzuar të Germanwings-it, njofton “Deutsche Welle”. Sipas regjistrimit, konfirmohet teza se avionin piloti e rrëzoi më qëllim. Piloti i dytë përcaktoi në autopilotin e avionit një zbritje të avionit në një lartësi rreth 30 m. Këtë e deklaruan autoritetet ajrore franceze BEA sot (03.04.2015). Pastaj, piloti 27 vjeçar e pati ndryshuar autopilotin "në mënyrë të përsëritur", në mënyrë që të shtohej shpejtësia e avionit në rrëzim.

Mark Frroku akuzohet për vrasje në shtetin belg, Gjykata e Lartë lë në burg deputetin

Postuar në 03 Prill, 2015 09:11

Pas 4 orësh seance, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Mark Frroku. Ai u arrestua një ditë më parë pas kërkesës së shtetit belg që e akuzon për vrasje në vitin 1999. Dhënia e kësaj mase përkoi me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për vëllain e tij, Arben Frroku, i cili i shpëtoi sot akuzës “burg të përjetshëm”. Seanca zgjati rreth 4 orë, ndërsa Gjykata e cilësoi të ligjshme kërkesën për ta arrestuar në lidhje me akuzat që i bëhen në shtetin belg.

Lajme të reja nga ministri Cani, “Telegraf” shkruan se në dhjetor tentoi t’i kalonte OJF-së së babait 250 milionë lekë. Urdhri u anullua pas një telefonate nga Kryeministri

Postuar në 03 Prill, 2015 08:58

Gazeta “Telegraf” prej disa ditësh po raporton për koston financiare që i shkaktojnë buxhetit bordet e pafundme dhe këshillat mbikëqyrës, mbushur me emra që qarkullojnë nga ministritë dhe institucionet, duke firmosur në disa bordero. Por në datën 1 prill, “Telegraf” raporton edhe për një tentativë të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani për të kaluar një shumë prej 250 milionë lekësh te një OJF private që drejtohet nga babai i tij.

Donald Lu nga facebooku: Shqipëria ka nevojë për një Byro Hetimi që të mund të hetojë zyrtarët e lartë

Postuar në 03 Prill, 2015 08:45

Gjatë ditës së sotme ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ju përgjigj interesit të qytetarëve në Facebook, duke nisur në këtë mënyrë një program të ri. Ai mbajti një qëndrim lidhur me ardhjen e një ekipi të FBI në Tiranë duke thënë se “u diskutua për mbështetjen e Byrosë së Hetimit”. Ambasadori amerikan tha se Shqipërisë i duhet “një organ që të mund të hetojë zyrtarët e lartë”. Diplomati vijoi më tej duke vlerësuar veprimet e Prokurorisë dhe të Parlamenti lidhur më çështjen “Doshi” dhe theksoi se është me “rëndësi (që) të vazhdohet procesi i dekriminalizimit”.

Arben Frroku shpallet i pafajshëm. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të

Postuar në 03 Prill, 2015 08:23

U kërkua burgim i përjetshëm nga prokuroria, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë pafajësinë për Arben Frrokun, duke vlerësuar se nuk ka prova që të vërtetojnë akuzën. I akuzuar si autor i vrasjes së komisarit të policisë, Dritan Lamaj, Arben Frroku lë kështu qelitë pas një procesi që dukej se do ta mbante atë pas hekurave për një kohë të gjatë. Nëse deputeti Mark Frroku do të gjendet fajtor për ndonjë nga akuzat që i janë bërë, atëherë Arben Frroku, do të zërë vendin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
s.z

Akuza ndaj ministrave të BDI-së në Maqedoni, lejojnë kalimin e ligjeve antishqiptare

Postuar në 03 Prill, 2015 06:37

Agjensia e lajmeve “Ina” shkruan se ministrat nga radhët e BDI në Maqedoni akuzohen për papërgjegjësi, se nuk i lexojnë ligjet antishqiptare apo janë bashkëhartues të tyre. Këto akuza vijnë nga brenda kësaj partie, ku theksohet revoltë ndaj papërgjegjësisë së ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët lejojnë që ligje diskriminuese kundër shqiptarëve të hyjnë në procedurë parlamentare, - informon INA.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme