6 vjet nga anëtarësimi në NATO, Rama: Shqipëria e ka merituar vendin në Aleancë. Lu: Jeni një nga aleatët më entuziast

Postuar në 03 Prill, 2015 10:47

Me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot armatimin më të ri te Forcave Speciale, në një ceremoni të organizuar në zonën e Zall Herrit. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli etj. 6 vjet pasi Shqipëria u rreshtua në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Ambasadori amerikan në Tiranë, e vlerëson atë si një nga aleatët më entuziaste të NATO – s. Kryeministri Rama, i pranishëm në ceremoninë e organizuar në bazën ushtarake të Zall Herit e cilëson si të merituar vendin e Shqipërisë në Aleancë. Të pranishmit, mes të cilëve dhe përfaqësues të shumtë të trupit diplomatik, kanë ndjekur dhe demostrimin e Forcave Ushtarake me armët më të reja të Forcave tona të Armatosura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.