Mark Frroku akuzohet për vrasje në shtetin belg, Gjykata e Lartë lë në burg deputetin

Postuar në 03 Prill, 2015 09:11

Pas 4 orësh seance, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Mark Frroku. Ai u arrestua një ditë më parë pas kërkesës së shtetit belg që e akuzon për vrasje në vitin 1999. Dhënia e kësaj mase përkoi me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për vëllain e tij, Arben Frroku, i cili i shpëtoi sot akuzës “burg të përjetshëm”. Seanca zgjati rreth 4 orë, ndërsa Gjykata e cilësoi të ligjshme kërkesën për ta arrestuar në lidhje me akuzat që i bëhen në shtetin belg. Paraditen e sotme Gjykata e Lartë përcaktoi sërish përmes një shorti trupin gjykues që do të vendosë masën e sigurisë ndaj deputetit Frroku. Në këtë trupë do të jenë gjyqtarët Ardian Nuni, Tom Ndreca, Guxim Zenelaj, ndërsa relatorë janë Artan Broci dhe Edmon Islamaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.