Akuza ndaj ministrave të BDI-së në Maqedoni, lejojnë kalimin e ligjeve antishqiptare

Postuar në 03 Prill, 2015 06:37

Agjensia e lajmeve “Ina” shkruan se ministrat nga radhët e BDI në Maqedoni akuzohen për papërgjegjësi, se nuk i lexojnë ligjet antishqiptare apo janë bashkëhartues të tyre. Këto akuza vijnë nga brenda kësaj partie, ku theksohet revoltë ndaj papërgjegjësisë së ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët lejojnë që ligje diskriminuese kundër shqiptarëve të hyjnë në procedurë parlamentare, - informon INA. Sipas kësaj agjencie kjo ka ndodhur edhe me pakon e ligjeve të fundit të propozuara nga Ministria e Brendshme si projekt – ligji për letërnjoftimet, projekt – ligji për vendbanim dhe vendqëndrim dhe projekt – ligji për pasaportat. Këto tre ligje në disa nene të caktuara në mënyrë të perfeksionuar realizohet skenari i dëmshëm për shqiptarët, sidomos diasporën. Këto ligj sanksionojnë deri me heqjen e adresave për të gjithë ata qytetarë që qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj. Por, edhe pjesë të tjera të këtij ligji janë diskriminuese dhe se ato më pas mund të implementohen në bazë të rregulloreve të përcaktuara nga MPB. Kjo ka ndodhur edhe me pakon e ligjeve të fundit të propozuara nga Ministria e Brendshme si projekt – ligji për letërnjoftimet, projekt – ligji për vendbanim dhe vendqëndrim dhe projekt – ligji për pasaportat. Këto tre ligje në disa nene të caktuara në mënyrë të perfeksionuar realizohet skenari i dëmshëm për shqiptarët, sidomos diasporën. Këto ligj sanksionojnë deri me heqjen e adresave për të gjithë ata qytetarë që qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.