Arkiv-Lajme
Barrikada mbi Ibër e palëvizshme, nuk zbatohet marrëveshje trepalëshe BE-Prishtinë-Beograd
Mitrovica vazhdon të jetojë e ndarë, shqiptarët në një anë dhe në anën tjetër serbët. Gazeta “Koha Ditore” shkruan sot se bari i mbjellë dhe pishat e vendosura në vazo betoni mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën, vazhdojnë të rriten të papenguara, edhe pse ekziston një marrëveshje trepalëshe BE-Prishtinë-Beograd për largimin e pengesave. Sipas kësaj gazete, Qeveria e Kosovës, e cila është në pritje të planit të veprimit nga Brukseli për rivitalizimin e urës, ka folur për veprimet “pozitive” që po i ndërmerr Zyra e BE-së në Kosovë për heqjen e pengesave mbi dhe përreth Ibrit.
"Dekonspirohet” Ballist Morina i dronit të Beogradit. Kastriot Myftaraj e kallëzon penalisht dhe e quan pjesë të shërbimeve serbe. Flamuri? “Simbole të flamurit tonë me atë të Shtetit Islamik”
Ballist Morina, personi që mori autorësinë e dronit mbi stadiumin e Beogradit, ka në ngarkim së fundmi një kallëzim penal. Nismëtar i kallëzimit është opinionisti Kastriot Myftaraj, i njohur si përpunues dhe promovues i historisë alternative të pluralizmit shqiptar, ose ndryshe i përmbajtjes dhe menaxhimit konspiracionist të tij.
Dështojnë negociatat e opozitës për zgjedhjet lokale. Përplasja mes Dukës dhe Arqile Goreas sjell divorcin përfundimtar mes Bashës dhe Mediut
Durrësi duket se është kthyer në ngërçin e pakapërcyeshëm të negociatave mes aleatëve të opozitës për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Bisedimet e së dielës mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane nuk kanë dhënë asnjë rezultat, madje kanë lënë shumë të pakënaqur republikanët e Fatmir Mediut. Burime nga kjo parti thanë se zhvillimet nuk kanë qenë aspak pozitive dhe se nga Partia Demokratike ka munguar interes për bashkëpunim dhe partneritet mes palëve.
Një tjetër deputet i mazhorancës i dënuar për trafik droge? Mediat e opozitës përmendin emrin e Artur Bushit, deputet i Qarkut Durrës.
Disa media opozitare kanë nisur të përflasin edhe një tjetër deputet socialist që sipas tyre rezulton të jetë i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Durrësit, Artur Bushi, i cili ishte i gjashti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2013. Mediat pranë opozitës raportojnë se Artur Bushi ka qënë pjese një grupi kriminal që bënte transportin e drogës nga Amsterdami në Itali.
Ndjeshmëritë që la pas vendimi i Gjykatës për Arben Frrokun. Mospërputhje e qëndrimeve të politikës në raport me drejtësinë
Vendimi i Gjykatës së Lartë për Arben Frroku krijoi ndjeshmëri të ndryshme, disa nga të cilat gjejnë mospërputhje me raste të tilla të ngjashme në të shkuarën. Opinioni publik e priti me habi verdiktin e drejtësisë për të akuzuarin si vrasës të kryekomisar Dritan Lamajt, pasi nga reagimet dhe komentet në rrjetet sociale pritshmëritë ishin për ta shpallur fajtor Arben Frrokun.
Çështja “Meta”, Bushati replikon me Zhejin: “Ata që e shohin gjysëm plot gotën e Ilir Metës, kanë pirë diçka tjetër përpos ujit brenda saj. Zheji mban përherë anën e pushtetit”
Andi Bushati publikon sot në "Lapsi" një replikë me Artur Zhejin, lidhur me shkrimin e këtij të fundit botuar në “Mapo”, ku Zheji shtjellonte idenë se pas kësaj që ndodhi, Ilir Meta del i pastër. Bushati e merr argumentin duke kujtuar përballjet me Zhejin në emisionin e dikurshëm, të drejtuar mga Arian Çani, “Majtas Jo Djathtas”. “Ajo që më bënte përshtypje atëherë, njësoj sikurse tani, ishte fakti se rastësisht “kundërshtari im” Artur Zheji, ishte gjithnjë në anën e pushtetit. Gjithnjë me ata që ishin në poste”, shkruan Bushati.
Lubonja sqaron angazhimin e ri në “Agon Channel” dhe apelon: “Ndryshimin duhet ta kërkojmë duke luftuar brenda sistemit”
Fatos Lubonja ka dhënë sot një intervistë për portalin “Lapsi.al” përmes së cilës sqaron angazhimin e tij në “Agon Channel”. Bëhet fjalë për një kënd të vetin ku do të trajtohet ngjarja e ditës ngae hënë deri të premten. Lubonja është pyetur edhe për qasjen e tij kritike ndaj vetë sistemit mediatik dhe për këtë ka dhënë këtë përgjigje: “Kam qenë dhe mbetem kundër këtij sistemi mediatik.
Deputeti Baraj: “Banorët e Marinzës të kallëzojnë në Prokurori kompaninë “Bankers”
Deputeti socialist Besnik Baraj, ka apeluar ndaj banorëve të Marinzës që të kallëzojnë kompaninë “Bankers Petrolium” në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblim. “Përgjegjësia e parë i përket kompanisë dhe komuniteti atje të fillojë negociatat dhe të marrë atë që ju takon. Dhe duhet që në ardhmen duhet të ndalojnë këto lloj shpërthimesh. Banorët duhet ta çojnë patjetër në prokurori kompaninë “Bankers”, dhe të marrin avokatët e duhur. Në raste të tjera, kompanitë e tilla kanë paguar dhjetëra e dhjetëra miliona dollar dëmshpërblime ndaj banorëve, ndaj dëmeve ambientale apo të tokës.
Pafajësia për Arben Frrokun, Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë edhe inspektim të dosjes gjyqësore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun, do të jetë objekt hetimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Tv Klan raporton se Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë nga KLD-ja “inspektim për vendimin e dhënë nga Kolegji Penal i drejtuar nga gjykatësi, Dritan Hallunaj, që është vetë anëtar i KLD-së”. “Prokuroria do të jetë dhe iniciuesja e kërkesës për një inspektim të plotë të dosjes gjyqësore dhe vendimit të dhënë nga Gjyqtari Dritan Hallunaj dhe katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Pashkët katolike, Papa Françesku pagëzon dy shqiptarë në Bazilikën e Vatikanit
Mbrëmja e djeshme në Bazilikën e Vatikanit është kremtuar ringjallja e Krishtit. Mesha ishte e veçantë për dy të rinj shqiptarë të cilët u pagëzuan nga Papa Frencesku. Entela Hyseni dhe Ervin Shehu ishin pjesë e 10 personave që Papa zgjodhi të pagëzojë në natën e kremtimit të Pashkëve. Ndërkaq personat e tjerë që u pagëzuan e morën bekimin e Papa Franceskut ishin nga Portugalia, Kenia dhe Kamboxhia. Ndërkohë mesha e Pashkëve ka nisur mes shiut në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.