Arkiv-Lajme
Milosheviç dha leje “Krishti i Shpëtimit” të ndërtohej brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës, nuk u njoh nga asnjë autoritet vendës a ndërkombëtar
“Koha Ditore” trajton një tjetër problem sot. Sipas saj prej çlirimit e deri tash asnjë autoritet vendës apo ndërkombëtar nuk ia ka njohur legalitetin kishës ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës sa Kosova ishte nën okupim. Kisha “Krishti i Shpëtimit” ishte ndërtuar me lejen e administratës së “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milosheviç.
“Zëri i Amerikës” raporton se përgatitja e zgjedhjeve vendore në Shqipëri po zvarritet, janë keq të organizuara edhe më pak të vëzhguara
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nisur vëzhgimin e procesit zgjedhor, ndërsa thekson se një sërë afatesh ligjore po shkelen për shfaqjen dhe korrigjimin e listave të votuesve, komisionet zonale të zgjedhjeve nuk janë krijuar dhe publiku nuk është informuar mbi procesin, mbi kandidatët dhe këshilltarët, që duhet të votojë. Sipas “Zërit të Amerikës” vëzhguesit pohojnë se këto zgjedhje janë jo vetëm më keq të organizuara, por edhe më pak të vëzhguara.
Procesi ndaj Arben Frrokut, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj me një pyetje të papritur: “A mos vallë ka patur një dëshmitar tjetër...?”
Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë, ka deklaruar në “Opinion” se për çështjen e gjykimit të Arben Frrokut mund të ketë një dëshmitar tjetër. Alibeaj e ka shtruar këtë në formën e një pyetjeje për dy gazetarë të ftuar në studio: “A mos vallë ka ndonjë dëshmitar tjetër që konfirmon provat e dhëna?”, pyeti Aliebaj. Kjo mbetet një hipotezë, por meqenëse politika e ka bërë zakon të flasë në këtë mënyrë, do duhet marrë në konsideratë mundësia në fjalë.
s.z
Ministria e Energjisë “lan duart” me ngjarjen e Patos-Marinzës. Raporti: U konstatuan mangësi teknike të nënkontraktorit të Bankers Petrolium, pezullim i punimeve vetëm në një pus
Bankers Petrolium do të pezullojë aktivitetin vetëm në një pus të Patos Marinzës dhe kjo përkohësisht, ndërsa do të vazhdojë të ushtrojë veprimtarinë në gjithë zonën tjetër naftëmbajtëse. Grupi i Punës i ngritur nga Ministria e Energjeisë për analizimin e shkaqeve të shpërthimit të gazit në Patos-Marinzë ka nxjerrë raportin paraprak mbi këtë ngjarje, ku ka konstatuar mangësi teknike gjatë shpimit të puseve ashtu dhe në paisjet që janë përdorur nga kompania nënkotraktore për vënien nën kontroll të shpërthimeve.
"A keni patur përvojë më parë?”. Përgjigjet E. Spiropali: “Kjo pyetje është klishe atavike e kohërave diktatoriale...Për ta bërë mirë një punë, nuk lipsen kaq e aq vite pune, por njohje e asaj pune!!!”
Elisa Spiropali, ish-drejtoresha e Doganave, është shfaqur sërish në media me një intervistë në “Shqiptarja.com”. Përveç ligjëratëve të drejta për sukseset në punën e vet, Spiropali, i ka dhënë një përgjigje origjinale edhe pyetjes mëse logjike: “Kishit patur më parë përvojë në administratën shtetërore?”. Ja përgjigja: “Kjo pyetje është klishe atavike e kohërave diktatoriale, thelbi paradoksal i kuptimit pa kuptim i së cilës mund të shprehet kështu: "Nuk mund të nisësh asnjë punë, nëse atë punë nuk e ke bërë edhe më parë".
ILDKP kallëzon penalisht Ridvan Boden për deklarim të rremë pasurie dhe pastrim parash. Bode: Kallëzim Ganajt për denigrim të figurës
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode për deklarim të rremë pasurie si dhe për pastrim parash. Siç theksohet nga ILDKP edhe pse është njoftuar disa herë nga ky institucion, ish-Ministri ka refuzuar që të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin përkatës.
Peshëngritja, nga lëvdatat heroike në akuzat për tradhti ndaj atdheut. Elez Gjoza flet për “puç” të Greqisë, sportistët shfryjnë në facebook kundër Luan Shabanit
Aspak serioze mund të konsiderohen deklaratat e fundit të presidentit ende në detyrë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për skandalin e dopingut me sportistët që u gjetën pozitivë pas medaljeve të marra në kampionatin botëror të Azerbajaxhanit. Ai është i vetmi që nuk ka dhënë ende dorëheqjen nga detyra pas përgjigjeve edhe të analizave të fundit që i hoqën përfundimisht titullin e kampionit të Botës Daniel Godellit dhe medaljen Romela Begajt, duke mbrojtur versionin se ekipit shqiptar i është bërë një “puç” nga federata greke e peshëngritjes.
Publikohen pamjet video të vrasjes së komisar Lamajt (Video)
Emisioni “Xhungël” ka publikuar pamjet video të vrasjes së komisar Dritan Lamajt ditët e fundit të shkurtit 2013. Deri pak kohë para vrasjes Lamaj ishte shef i komisariatit 6 në Tiranë, por ishte larguar nga detyra. Në fund mbante postin e specialistit të policimit në komunitet në drejtorinë e policisë së Shtetit. Biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj tij.
Frroku ishte i dyshuari kryesor i Prokurorisë për vrasjen, por Gjykata e Krimeve të Rënda e nxorri të pafajshëm.
Ministri Tahiri “ja pret shkurt” Kokëdhimës: Askujt të mos i shkojë mendja të mbjellë hashash
Nuk duket se po “zë vend” fushata kontroverse e deputetit Koço Kokëdhima për të rikthyer kultivimin e hashashit, këtë herë si produkt mjekësor i legalizuar. Ka qenë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ai që shfrytëzoi ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve të Akademisë së Policisë në Tiranë, për t’u ndalur veçanërisht te çështja e drogës. Tahiri ka thënë se nuk do të ketë legalizim të hashashit dhe askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të mbjellë drogë. “Askush mos t’i hyjë rrugës për të mbjellë kanabis”, paralajmëroi Tahiri.
a.k
Europa nuk ka strategji, por kryeministri shqiptar po. Drejtuesi i qeverisë së Tiranës rinxjerr nga xhepi kartën nacionaliste. Pak kohë para vizitës së homologut të tij serb
Duket se kryeministri i Shqipërisë ia ka dalë edhe njëherë para zgjedhjeve të bëjë një figurë “të mirë” prej nacionalisti. Ose që i ledhaton ëndrrat nacionaliste. Ka mjaftuar një pjesë deklarate nga intervista e tij me Baton Haxhiun, marrë në Ulqin, ku ai flet për bashkimin e shqiptarëve, përcjellë nga TVSH, që pala serbe të reagojë. Dhe merret me mend, kur serbët “shajnë” apo akuzojnë dikë, mendimi i parë që lind në Shqipëri e në Kosovë, është se kemi të bëjmë me një patriot që u prish gjumin armiqve. Por ky është mendimi i parë.