Arkiv-Lajme
Rasti “Meta”, Artur Zheji i përgjigjet replikës së Andi Bushatit. Debat në distancë për çështje karakteri dhe fame
Në numrin e sotëm të gazetës "Mapo" është botuar përgjigjia që Artur Zheji i kthen Andi Bushatit lidhur me një shkrim të këtij të fundit ku analizohen qëndrimet e Zhejit në raport me çështjen “Meta-Doshi” dhe pikëpamjen e tij se Ilir Meta doli i pastër dhe i fituar nga historia që prodhoi deputeti i Shkodrës. Bushati e rendit Zhejin ndër personat që e shohin Ilir Metën si njeriun që me qetësi ka treguar së është mbi palët, duke u përpjekur të përcjellë idenë se aleanca më Ramën është më e avantazhuar pas këtij skenari.
Ulen tensionet mes PR dhe PD, ofrohet Berati, Tepelena, Librazhdi dhe Erseka në këmbim të Durrësit
Ulen tensionet mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike. PD ka ofruar për republikanët Beratin, Tepelenën, Librazhdin dhe Ersekën në këmbim të Durrësit. "Panorama”, raporton se PDK kërkon që të garojë në Fushë Arrëz, Balli Kombëtar në Patos dhe Selenicë dhe Balli Kombëtar Demokrat në Këlcyrë dhe Delvinë.
“Panorama Online” flet për zbardhjen e vendimit ndaj Arben Frrokut, një material prej 90 faqesh i Gjykatës. Prokuroria pretendon se s’ka firmat e 5 gjyqtarëve
Sipas “Panorama Online”, Gjykata për Krimet e Rënda njoftoi se zbardhi vendimin e plotë që i dha pafajësinë biznesmenit, Arben Frroku, në lidhje me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Burime pranë kësaj gjykate konfirmuan se vendimi i zbardhur është depozituar në kryesekretarin e Gjykatës pas mesditës së djeshme. Po sipas “Panorama Online”, Prokuroria nga ana tjetër tha se vendimi është i pa firmosur nga gjyqtarët dhe ka mbërritur në zyrat e organit të akuzës në mbyllje të orarit zyrtar rreth orës 16.00.
“Koha Ditore” thotë se mosdeklarimi i pasurisë mbetet vepër penale e dënueshme me gjobë ose burg, pasi Qeveria e Kosovës është tërhequr nga “amnistia”
“Koha Ditore” shkruan sot se mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë do të mbetet vepër penale e dënueshme me gjobë e burg. Kjo për shkakun se Qeveria e Kosovës të mërkurën i ka tërhequr nga Kuvendi amendamentet e Kodit Penal, nëpërmjet të cilave mëtohej të “amnistohej” mosdeklarimi i pasurisë. Tërheqja është bërë nëpërmjet një shkrese që ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ia ka adresuar kryetares së Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiut, raposron “Koha Ditore”.
“Gazeta Shqiptare” sqaron penalitetet nga 20 pikët e patentës që do hyjnë në fuqi nga 22 prilli 2015. Kush kapet i dehur i hiqen 8 pikë
Nga 22 prilli hyn në fuqi patenta me pikë, raporton “Gazeta Shqiptare”. Sipas shkrimit të botuar prej saj, kush qarkullon i dehur do t’i hiqen 8 pikë nga patenta. Në çasti që drejtuesi i mjetit kryen disa shkelje dhe i humbet të gjitha pikët, ai/ajo do të drejtohet në një autoshkollë për të kryer një kurs riaftësimi dhe një provim për të “rifituar” lejedrejtimin. Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BEsë, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundërvajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
“Opinion”/ Kuotat e barazisë gjinore në politikë sjellin replika mes Mesila Dodës e Nard Ndokës: Pse nuk kërkoni barazi për luftën në Irak
Sërish debat në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”. Kuotat e barazisë gjinore në politikë kanë shkaktuar përplasje qëndrimesh dhe shkëmbime batutash mes Mesia Dolës dhe Nard Ndokës. Deputetja e PD-së kërkoi rritjen e kuotave të grave në politikë, si një mundësi për të sjellë një politikë ndryshe nga ajo që kanë ndërtuar burrat në këto vite të pluralizmit shqiptar. Ndërsa në replikë me deputeten Doda, Nark Ndoka i quajti diskriminim pozitiv qëndrimet e saj, duke ngritur pyetjen se përse gratë nuk e kërkojnë barazinë gjinore gjatë pjesëmarrjes në luftë dhë e për këtë përmendi luftën në Irak.
Vuçiç u drejtohet turqve: Serbia nuk do të heshtë ndaj deklaratave për bashkimin Shqipëri – Kosovë
Në raportimin e saj “Koha Ditore” citon kryeministri serb Aleksandër Vuçiç të ketë thënë se Serbia nuk do të hesht ndaj deklaratave për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe dënimet që kanë ardhur nga BE-ja, tha se Serbia do të vazhdojë politikën paqësore, por se nuk mund të hesht në qindra deklarata të tilla, raporton “Anadolu”. “Është koha për të ndalur rivizatimin e kufijve, diçka që do të rrezikojë stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
Debate në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin “Për Lojërat e Fatit”, deputetë të PD-së: “Një marrëzi që inshallah të jetë e fundit”
Sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë është debatuar serish për projektlogjin “pPër lojërat e fatit”, i cili parashikon rregulla të reja licencimi, kritere të reja të shpërndarjes së pikave ku ushtrohet ky aktivitet, por edhe politika fiskale ndryshe në raport me këtë biznes. Opozita ka kundërshtuar projekligjin, duke vlerësuar se bëhet fjalë për manovra të grupeve të ndryshme që synojnë dominimin e tregut. “Një marrëzi, që inshalla të jetë e fundit u bë me lojërat e fatit. Policia iu turr njërit grup për t’i hapur rrugën të hyjë grupi tjetër.
Shqipëria "prodhon" faqe të reja në marrëdhëniet me Serbinë, Beogradi nuk i shfleton. Injorohet njohja e dyanshme e diplomave
5 muaj pasi Edi Rama deklaroi në Beograd se me Serbinë është rënë dakord për njohjen e dyanshme të diplomave, teorikisht dhe praktikisht asgjë nuk ka lëvizur, madje qeveria shqiptare ka marrë rolin e ngutësit për të bindur Beogradin të bëjë realitet deklarimin e kryeministrit Rama që do t'u vinte në ndihmë studentëve në Luginën e Preshevës. Këtë fakt e ka zbuluar përfaqësuesi i ministrisë së jashtme shqiptare, Sokol Gjoka gjatë raportimit në komisionin e jashtëm parlamentar.
Projektligji “Për Investimet Strategjike”, klasifikohen sektorët dhe kriteret. Për sektorë si energjia, minierat, transportet dhe turizmi, investimet duhet të jenë nga 5 mln euro deri në 50 mln euro
Qeveria ka depozituar në Kuvend, në datën 26 mars 2015, projektligjin “Për Investimet Strategjike”. Mund të veçohet në këtë projektligj të rëndësishëm neni 8, që bën klasifikimin e sektorëve strategjikë që janë: Sektori energjetik dhe minerar; sektori “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane”; sektori “Turizëm (Strukturat turistike)”; sektori “Bujqësi (Ferma e madhe bujqësore) dhe peshkim”; sektori “Zona ekonomike” dhe Zona me përparësi zhvillimi.