“Koha Ditore” thotë se mosdeklarimi i pasurisë mbetet vepër penale e dënueshme me gjobë ose burg, pasi Qeveria e Kosovës është tërhequr nga “amnistia”

Postuar në 09 Prill, 2015 02:03

“Koha Ditore” shkruan sot se mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë do të mbetet vepër penale e dënueshme me gjobë e burg. Kjo për shkakun se Qeveria e Kosovës të mërkurën i ka tërhequr nga Kuvendi amendamentet e Kodit Penal, nëpërmjet të cilave mëtohej të “amnistohej” mosdeklarimi i pasurisë. Tërheqja është bërë nëpërmjet një shkrese që ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ia ka adresuar kryetares së Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiut, raposron “Koha Ditore”. “Duke pasur parasysh shqetësimet që janë ngritur rreth propozim-ndryshimit në fjalë, si dhe përpjekjet tona të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ne kemi vendosur të marrim në konsideratë sugjerimet e institucioneve të ndryshme”, thuhet në këtë shkresë, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta. Një muaj më parë Qeveria kishte proceduar në Kuvend ndryshime në këtë nen, e të cilat kërkonin që pas fjalëve “një gjë të tillë”, në këtë paragraf të shtohen fjalët “me qëllim të fshehjes së pasurisë”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.