Arkiv-Lajme
Shënim: Një tjetër koment “i rafinuar” i Shkëlzen Berishës mbi çështje të politikës së ditës
Pas një periudhe të gjatë në hije dhe larg komenteve të politikës së ditës, djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, muajt e fundit po bëhet gjithnjë e më i pranishëm. Një moment kulmor më vete sa i përket pjekurisë dhe mesazhit të thellë e të artikuluar, përbën komenti i sotëm i tij në facebook. Me një humor fin dhe tejet të rafinuar, Shkëlzeni reagoi në lidhje me koalicionin e mundshëm që FRD, e drejtuar nga Bamir Topi, do të bëjë me mazhorancën, për të hyrë sëbashku në zgjedhjet e 21 qershorit.
Turqia bllokon sërish mediat sociale kryesore, nuk zbatuan kërkesën për heqjen e pamjeve të pengmarrjes
Një gjykatë turke në Stamboll ka vendosur bllokimin e përkohshëm të Twitter, Youtube, Facebook dhe për 166 media online dhe rrjete sociale. Zbatimi i vendimit i është dërguar Telekomit të Turqisë. Ai u mor pas pamjeve që u shfaqën në këto rrjete të prokurorit turk me një pistoletë në kokë, dhe pasi nuk larguan materiale që autoritetet kërkuan. Shfaqja e pamjeve të prokurorit Mehmet Selim Kiraz me pistoletë në kokë me mediat sociale dhe pastaj në shumë sajte gazetash shkaktoi acarimin e autoriteteve. Gjykata i ka cilësuar “kancer” rrjetet sociale për qytetarët.
Bankers, para një viti qeveria pati pajtuar konsulencën e zonjës Blair për të shqyrtuar shanset e anullimit të koncesionit. Asnjë përgjigje
Një vit më parë, qeveria shqiptare e ka eksploruar mundësinë e anullimit të kontratës me kompaninë Bankers Petroleum. Siç njofton gazeta "Dita", në prill 2014 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare.
Shpërthimet në Marinëz, kryetari i Komisionit të Ekonomisë: “Pse hesht Ministria e Energjetikës?”
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar sot mbi sitiatën në Marinzë, ku para disa ditësh pati disa shpërthime të dy puseve. Për Braçen është shqetësuese heshtja e kompanisë shfrytëzuese, e cila prej vitesh ka zgjuar dyshime të mëdha për teknologjinë dhe metodën e shfrytëzimit. Por më shqetësuese siç shprehet ai është heshjtja e Ministrisë së Energjetikës. “Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese. Nafta është pasuria jonë kombëtare, Bankers është thjesht një operator ekonomik që ka një marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol.
Kandidatëve të Tiranës për PD-në, u shtohet edhe Besnik Aliaj. Një profil që mund t'u rrijë komod të gjithëve, edhe vetë kandidatit
Veç kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike, dhe që tashmë janë bërë publikë, si Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku e Arben Ristani, selia blu po sheh mundësinë që opozita të kandidojë Besnik Aliajn, urbanist dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Aliaj përmbush kriteret e një kandidature me profil të ulët politik, çka mund ta ndihmojë atë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, thotë gazeta Shqip. Aliaj mund të shihet edhe si një kandidaturë komode si teknicien i cili edhe nëse humb, rëndësi ka të performojë mirë.
Rrëfimi i sinqertë i Armand Dukës: E nisa duke shitur kaseta dhe çorape grash, në Greqi kam ikur me vizë fallso
Një rrëfim i sinqertë duket se ka qenë ai i Armand Dukës për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar detaje nga fëmijëria e tij, por dhe hapat e guximshëm të viteve të rinisë që më pas e çuan drejt suksesit në biznes. Milionin e parë siç thotë Duka e bëri duke shitur kaseta dhe çorape grash. “Kam bërë një kontrabandë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie, por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri.
Zonja Nishani pozon për kopertinën e revistës së zonjës Basha dhe flet për “jetën e re”
Zonja e Parë Odeta Nishani është shfaqur në kopertinën e revistës “Elegance”, duke pozuar me një stil glamour që u shkon personazheve të shoubizit ndërkombëtar. Ajo flet për jetën familjare, angazhimin ndaj fëmijëve dhe për mjediset shtëpiake, në kopertinën me titull “Jeta jonë e re”, ndërsa fotot ilustrojnë një jetesë aristokratike. Revista në fjalë drejtohet nga bashkëshortja e Lulzim Bashës.
a.k
Familjarët e Aleksandër Kurtit: Babai i Mark Frrokut e ka pranuar vrasjen, nuk kemi marrë pjesë në betimin që pretendon deputeti
Kundër pohimeve të Mark Frrokut kanë dalë së fundmi edhe familjarët e Aleksandër Kurtit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Leonard Kurti, kushëriri i parë i viktimës thotë se vrasja e Aleksandrit është pranuar nga babai i Mark Frrokut. Ai i quan gënjeshtra pretendimet e ngritura nga deputeti Mark Frroku duke thënë se ka qenë vetë babai i deputetit që ka marrë përsipër autorësinë e të birit për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. “T’ju them të drejtën, çdo ditë e më shumë po habitem nga gënjeshtrat dhe shpifjet që po dëgjojmë për ngjarjen e të afërmit tonë .
Gazeta “Shqip” parashikon përballje Majko-Aliaj në garën për bashkinë e Tiranës. Panorama sheh si kandidat të PS, Erjon Veliajn
Afrimi i datës për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit ka shtuar dilemat mbi emrat që dy partitë e mëdha do të hedhin në garë për bashkinë e Tiranës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se veç kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike dhe që tashmë janë bërë publikë, si Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku e Arben Ristani, kryetari Basha po sheh mundësinë që opozita të kandidojë Besnik Aliajn, urbanist dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
“Mapo” publikon raportin në KQZ, Frroku: Në zgjedhjet lokale PKD në koalicion me PS
Gazeta “Mapo” raporton sot se Partia Kristian-Demokrate e drejtuar nga Mark Frroku, do jetë sërish pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas “Mapos” kjo të paktën ka qenë dëshira dhe vendimi deri në muajin shkurt i kësaj force, para se të hapej çështja “Doshi”, çka do të sillte dhe arrestimin e parë të kryetarit të kësaj force. Diçka e tillë është bërë e ditur nga vetë kryetari i kësaj force, Mark Frroku, në raportin financiar që ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku raportohen të dhënat për vitin 2014.