Familjarët e Aleksandër Kurtit: Babai i Mark Frrokut e ka pranuar vrasjen, nuk kemi marrë pjesë në betimin që pretendon deputeti

Kundër pohimeve të Mark Frrokut kanë dalë së fundmi edhe familjarët e Aleksandër Kurtit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Leonard Kurti, kushëriri i parë i viktimës thotë se vrasja e Aleksandrit është pranuar nga babai i Mark Frrokut. Ai i quan gënjeshtra pretendimet e ngritura nga deputeti Mark Frroku duke thënë se ka qenë vetë babai i deputetit që ka marrë përsipër autorësinë e të birit për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. “T’ju them të drejtën, çdo ditë e më shumë po habitem nga gënjeshtrat dhe shpifjet që po dëgjojmë për ngjarjen e të afërmit tonë . Si emër e di se kush është. Dhe për këtë desha t’ju vë në dijeni për Frrokun, si i afërm i viktimës. Vetë i ati i tij (babai i Frrokut) e ka pranuar që Aleksandrin e ka vrarë Mark Frroku me shokët e tij”. Po ashtu Leonard Kurti hedh poshtë edhe deklarimet e bëra në parlament nga Mark Frroku se ai dhe familjarët e tij kanë bërë be sipas kanunit ndaj fisit të Aleksandër Kurtit, duke e akuzuar atë se ka paguar bashkëfshatarë për të marrë pjesë në një ceremoni që ata nuk e njohin.
“Për sa i përket betimit që thotë Frroku, sikur na paska bërë be para një viti, kjo është një gjë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e malësorit. Ai ka bashkuar 25 bashkëfshatarët e mi, të cilët të gjithë i ka paguar në shuma mjaft të larta për të marrë pjesë aty. Por ne si familje nuk kemi pranuar asnjë lek dhe asnjë nga ne nuk ka marrë pjesë në atë betim që ata kanë bërë. Sipas traditave tona si malësorë, kur nuk e kemi parë atë betim, çdo gjë është e pavlefshme dhe nuk pi ujë”-, thekson Kurti.
l.m
Comments
Bè-ja, betimi, asht ba, or

Bè-ja, betimi, asht ba, or mik

ka qene edhe Edi Rama e Ilir Meta ne ate perbetim!

Pa bere kete Bè (te tyre, edhe pa pranine tuaj, si familje e viktimes se pafajme) Shqiperia nuk do hyj dot ne BE!

Mbase ishte edhe Tom ne ate bè, por zor se do ta deshmonte tani!

Lerei ta gjejne nga Zoti, te gjithe ata qe marrin jete njerezish, se ai, Zoti dhe vetem ai ka te drejte te vere te drejten me jete.

Durojeni humbjen e dhimbjen, se turpi e mekati eshte i tyre...

Add new comment