Bankers, para një viti qeveria pati pajtuar konsulencën e zonjës Blair për të shqyrtuar shanset e anullimit të koncesionit. Asnjë përgjigje

Postuar në 06 Prill, 2015 08:49

Një vit më parë, qeveria shqiptare e ka eksploruar mundësinë e anullimit të kontratës me kompaninë Bankers Petroleum. Siç njofton gazeta "Dita", në prill 2014 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare. Për të pajtuar konsulentin që do orientonte qeverinë nëse duhej të kalonte ose jo në arbitrazh, u zhvillua një tender që e fitoi kompania angleze “Omnia Strategy LLP”. Drejtuese e kompanisë është zonja Cherie Blair. Sipas kontratës, kompania e saj duhej të dorëzonte pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar nëse kishte mundësi suksesi arbitrazhi me Bankers, por që atëherë nuk ka detaje se çfarë raporti ka bërë Omnia.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.