Rrëfimi i sinqertë i Armand Dukës: E nisa duke shitur kaseta dhe çorape grash, në Greqi kam ikur me vizë fallso

Postuar në 06 Prill, 2015 04:39

Një rrëfim i sinqertë duket se ka qenë ai i Armand Dukës për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar detaje nga fëmijëria e tij, por dhe hapat e guximshëm të viteve të rinisë që më pas e çuan drejt suksesit në biznes. Milionin e parë siç thotë Duka e bëri duke shitur kaseta dhe çorape grash. “Kam bërë një kontrabandë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie, por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri. Ndoshta kisha instinkt të fshehur biznesmeni Si fillim, doja thjesht të fitoja diçka për vete sepse nuk besoja që do të ndryshohej regjimi. Doja vetëm diçka për shtëpinë time. Atëherë isha vetëm 29 vjeç. Çfarë sollët për herë të parë?Kaseta magnetofoni dhe çorape grash”- shprehet Duka. Presidenti i FSHF-së rrëfen po ashtu se ka qenë dhe emigrant në Greqi dhe se kalimin drejt vendit fqinj e ka bërë me nje vizë të falsifikuar. “Në Greqi kam shkuar me vizë false. Përveç të gjithë dyqaneve që ishin plot, shihja edhe kioska të mbushura plot. Aty kuptova që sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte”-thekson kreu i FSHF-së. Duka shprehet se sheh shumë filma shqiptarë dhe dhe se ndjek rregullisht telenovelat turke.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.