“Mapo” publikon raportin në KQZ, Frroku: Në zgjedhjet lokale PKD në koalicion me PS

Gazeta “Mapo” raporton sot se Partia Kristian-Demokrate e drejtuar nga Mark Frroku, do jetë sërish pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas “Mapos” kjo të paktën ka qenë dëshira dhe vendimi deri në muajin shkurt i kësaj force, para se të hapej çështja “Doshi”, çka do të sillte dhe arrestimin e parë të kryetarit të kësaj force. Diçka e tillë është bërë e ditur nga vetë kryetari i kësaj force, Mark Frroku, në raportin financiar që ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku raportohen të dhënat për vitin 2014. Ndërmjet të tjerave, Frroku në këtë raport thekson faktin se kjo forcë politike është pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe do jetë pjesë e saj edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore, raporton "Mapo".
Add new comment