Arkiv-Lajme

“KosovaLive”: Qeveria në luks, mbi dhjetë milionë euro në vit shkojnë për ministra, zv.ministra e këshilltarë

Postuar në 05 Prill, 2015 04:01

Kanë kaluar gati 4 muaj që kur Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, e krijuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mori pëlqimin e deputetëve të Kuvendit. “KosovaLive” thotë se kabineti i tashëm qeveritar është më i madh se ata paraprakët. “Pse po ndodh kjo në kohën kur popullata po varfërohet nuk preferojnë të japin përgjigje zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës”, shkruan “KosovaLive”.

Projekti “Shkupi 2014”, vazhdojnë miliona eurot për çmendurinë qeveritare, mjerim në zonat shqiptare

Postuar në 05 Prill, 2015 03:27

Vazhdojnë miliona eurot për projektin “Shkupi 2014”, mjerim në zonat shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve “INA”. Partia në pushtet VMRO-DPMNE vazhdon të shpenzojë miliona euro para të qytetarëve për projektin “Shkupi 2014”. Shpenzimi i mjeteve buxhetore nuk ka të ndalur dhe se kjo çmenduri po ndodhë duke mos u parandaluar dhe bllokuar nga partia shqiptare e koalicionit BDI.  “INA” sqaron se në buxhetin për vitin 2015 Qeveria e Maqedonisë ka caktuar 56 milionë euro për projektin «Shkupi 2014». Raporti thotë që shuma financiare për këtë projekt, në total, i kapërcen 800 milion euro.

PDIU merr 3 bashki pas paktit me PS‐në, negociata edhe për 1 zv.ministër

Postuar në 05 Prill, 2015 03:09

Pas takimit me Edi Ramën, kreu i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi, njoftoi rreshtimin në maxhorancë për një bashkëpunim me të majtën përtej zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë përfaqësim në kabinetin qeveritar, por ajo do të jetë në nivel zv/ministrash dhe drejtorësh. Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, PDIU pritet të emërojë një zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Një javë më parë, Kryeministri Rama priti në selinë rozë Idrizin, ku ranë dakord që të dalin bashkë në zgjedhjet vendore.

Vrasja e komisar Lamajt, prokuroria tregoi videon ku është fiksuar prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka

Postuar në 05 Prill, 2015 02:50

Sipas të përditshmes “Panorama” organi i akuzës pretendon se në njërën nga tri kamerat që kanë filmuar në vendin ku u vra Dritan Lamaj është fiksuar edhe prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka. Në seancën e datës 9 korrik 2014, ku me anë të një monitori të madh të vendosur në sallë u paraqitën filmimet e ngjarjes para gjykatës, prokurorët e kanë pretenduar një fakt të tillë.

Aksident në Tiranë, një Audi plagos dy gra dhe bie në Lanë

Postuar në 05 Prill, 2015 02:43

Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka ndodhur një aksident rrugor. Një automjet tip AUDI me targa AA927EE ka humbur kontrollin duke aksidentuar dy gra kalimtare dhe duke përfunduar në buzë të lumit të Lanës, sikurse mund të shihet në foto, në zonën përpara kompleksit të Shallvareve. Du gratë janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ringjallja e Krishtit, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

Postuar në 05 Prill, 2015 01:38

Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Pashkët, çasti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, besimtarët katolikë shqiptarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Pashkëve.

Zgjedhjet lokale, Sazan Guri shpall kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 05 Prill, 2015 01:24

Sazan Guri është aleati i katërt që i ikën Partisë Demokratike. Ambientalisti do të garojë si kandidat i pavarur nën siglën e Aleanca Ekologjike Evropiane, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit. Në një intervistë telefonike për “Panorama Online”, Guri konfirmoi se Aleanca Ekologjike Evropiane vendosi që kjo forcë politike do të dalë më vete, dhe kryetari i saj Sazan Guri, do të kandidojë për kryetar të Bashkisë Tiranë.  Për “Panorama Online”, ai u shpreh: “Boll kemi mësuar të pamësuarit.

Një mesazh nga asambleja socialiste e Rrogozhinës për Edi Ramën. Refuzojnë kandidatin e PDIU, para 4 vjetësh çamët e fituan bashkinë pas marrëveshjes me PD-në. (Video)

Postuar në 04 Prill, 2015 15:57

Katër vjet më parë Ndriçim Dushku u zgjodh kryetar i bashkisë së Rrogozhinës falë marrëveshjes së PDIU-së me Partinë Demokratike dhe lënien të lirë të kësaj zone për çamët.  Së fundi kjo bashki është bërë pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me Shpëtim Idrizin për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, një pakt që ka hasur në kundërshtimin e degës lokale të Partisë Socialiste në Rrogozhinë, anëtarë të së cilës thonë se nuk do votojnë kandidatin e PDIU-së, Beqir Halimi, pasi atë që bëri me ta Partia demokratike 4 vjet më parë, tani e bën partia tyre.

l.m

Një kujtim nga Mark Frroku për Aleksandër Arvizun..Çfarë paratha vizita e ish-ambasadorit amerikan në Pukë nëntorin e kaluar

Postuar në 04 Prill, 2015 14:28

Një nga kujtimet që Mark Frroku ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook është edhe një takim me ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu në 20 nëntor të vitit të kaluar. Deputeti kristian-demokrat ka postuar edhe një foto ku i dhuron diplomatit amerikan një çifteli si dhuratë në prag të ikjes së tij nga Shqipëria. Si nxitje për këtë takim shërbeu 70-vjetori i çlirimit të Pukës dhe Panairi i Shëndetësisë, vizitë të cilën vetë Mark Frroku e cilësoi si suprizë.

Itali, shkatërrohet banda e trafikimit të kokainës, arrestohen 5 shqiptarë, me 10 milion euro të ardhura

Postuar në 04 Prill, 2015 13:28

Karabinieria e Udines ka arrestuar sot 5 shqiptarë. Të arrestuarit kishin ngritur një organizatë për shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës nga Udine e Breshia në veri të Italisë deri në Kozenca në jug. Mediat italiane shkruajnë se ky grupim kriminal ishte goditur disa herë duke i kapur korrierë të ndryshëm me kokainë, por këtë të shtunë mori goditjen përfundimtare. Bashkë me 5 arrestimet e fundit numri total i të arrestuarve është 26 persona, që të gjithë shqiptarë. Gjatë operacionit u kapën 11 kg kokainë dhe 46 500 euro kesh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme