PDIU merr 3 bashki pas paktit me PS‐në, negociata edhe për 1 zv.ministër

Postuar në 05 Prill, 2015 03:09

Pas takimit me Edi Ramën, kreu i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi, njoftoi rreshtimin në maxhorancë për një bashkëpunim me të majtën përtej zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë përfaqësim në kabinetin qeveritar, por ajo do të jetë në nivel zv/ministrash dhe drejtorësh. Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, PDIU pritet të emërojë një zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Një javë më parë, Kryeministri Rama priti në selinë rozë Idrizin, ku ranë dakord që të dalin bashkë në zgjedhjet vendore. PDIU ka kërkuar në zgjedhjet e 21 qershorit të ketë përfaqësim në 5 bashkitë të vendit, por aktualisht vetëm për tre prej tyre ka marrë miratimin e Kryeministrit Rama. PDIU do të ketë kandidatët e saj për Bashkinë e Peqinit, Bashkinë e Rrogozhinës dhe Bashkinë e Konispolit. Dy bashkitë e tjera, për të cilat PS dhe PDIU po zhvillon ende negociata, janë për drejtimin e Bashkisë së Patosit dhe Bashkisë së Shijakut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.