Arkiv-Lajme
Blushi pas grupit parlamentar: Këta kandidatë nuk janë të PS-së, por të një njeriu të vetëm
Për deputetin socialist Ben Blushi, emrat e kandidatëve të PS-së për bashkitë e reja këto zgjedhje lokale duhet të kishin dalë më herët, ndërsa kandidaturat që po përzgjidhen, po filtrohen përmes një procesi aspak transparent dhe në fakt, nuk janë kandidatë të Partisë Socialiste por vendim i një njeriu të vetëm. Këtë shigjetim për kryetarin Rama, Blushi e ka bërë në një prononcim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së deputetëve të PS-së ku është diskutuar pikërisht emri që do të kandidohet në bashkinë e Tiranës. “Është shumë vonë, emrat duhej të kishin dalë”, tha Blushi.
“Luftë” në një pikë bastesh në Çole, Vlorë. Të paktën tre viktima nga përdorimi i armëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “çole” të Vlorës, ku një pikë bastesh ka qenë objektiv i një sulmi me armë zjarri. Një makinë në ecje e sipër ka qëlluar në drejtim të lokalit, nga ku dikush i është kundërpërgjigjur po me të shtëna armesh. Banorë të zonës e lidhin episodin me hasmëri të vjetra, thonë burimet, ndërkohë që pronarët e pikës së basteve njiheshin si “të fortë”.
PD akuzon: Rama i dha lagunën e Patokut, vëllait të deputetit Prenga, që ka probleme me drejtësinë
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë lagunën e Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga. “Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh.
Banorët e Marinzës ankohen për gjendje helmimi dhe probleme me frymëmarrjen, ministri Beqja viziton zonën
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që ka qenë në zonën e Marinzës pas shpërthimit të gazit, është përballur me dhjetëra banorë që janë ankuar se janë të helmuar nga shpërthimi i gazit. Mbi dhjetë prej tyre janë shtruar në spitalin rajonal të Fierit me probleme në frymëmarrje, ndërsa një banor i tha Beqajt se e gjithë familja i është helmuar. Madje mjekët nuk po i marrin seriozisht dhe u thonë se ngatërrojnë simptomat me virozat e stinës.
Mark Frroku, letër Llallës: Dua leje për të vijuar punën si deputet, në komisione, seanca plenare etj.
Nuk do të humbasë asgjë nga puna e përditshme e ligjvënësve, deputeti kristian demokrat Mark Frroku. Ai i ka kërkuar leje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të lërë qelinë për t'u bërë pjesë e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare në Kuvend. Letra dërguar Llallës është konfirmuar për A1 Report nga një prej avokatëve të Frrokut, Sajmir Vishaj.
Don Marian Paloka flet në “Tonight Ilva Tare”: Bashkëjetesa ndërfetare jo kulturë por një instinkt shumë i çmuar i shqiptarëve
Don Marian Paloka që shërben si famullitar në Fiesole të Firences, gjatë një interviste për “Tonight Ilva Tare”, flet për një mirëkuptim të shkëlqyer instiktiv midis komuniteteve të mëdha fetare. “Harmonia fetare nuk është rezultat i angazhimit të marrëveshjeve diplomatike ndërmjet krerëve fetarë, por është një bashkëjetesë e natyrshme normale e anëtarëve të ndryshëm fetar në mjediset e natyrshme të jetës së përditshme”, thotë ai. Sipas Don Marian Palokës Shqipëria nuk ka pasur luksin të zhvillonte kulturën e bashkëjetesës ndërfetare të kuptuar si reflektim mbi këtë vlerë.
Fansa anonimë vendosin statujën e Snoudenit në një park të Nju Jorkut. Autoritetet nxitojnë ta mbulojnë
Njeriu që ekspozoi përgjimin masiv të amerikanëve dhe gjithë botës, Eduard Snouden, mund t'i sfidojë autoritetet e vendit të tij edhe në distancë. Një grup artistësh anonimë ka hyrë pa leje në një park në Nju Jork dhe ka ngritur një statujë me figurën e “heroit” të Datagate. Edhe pse në orët e para të mëngjesit autoritetet kanë ndërhyrë dhe e kanë mbuluar veprën me një mbulesë blu, lajmi mori dhenë dhe kalimtarët patën kohë të fotografonin ngjarjen. Dedikimi i autorëve ishte: “Ja kushtojmë këtë statujë atij që sakrifikoi sigurinë e tij në luftën kundër tiranive të kohërave tona”.
Serbia synon integrimin në BE, ushtria e saj do parakalojë më 9 maj në Moskë, me gjithë mospajtimin e perëndimit
Ushtria serbe do të marrë pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë më 9 maj, në 70 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste, që shënon edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Vendimi për pjesëmarrjen është marrë nga presidenti serb Tomislav Nikoliç. “Zëri i Amerikës” thotë se në këtë rast Beogradi do t’i bashkohet Moskës me gjithë mospajtimin e perëndimit.
Bazhdari indirekt për Topallin: “Kam bezdi gratë që imitojnë burrat e fortë. S'dua të përleshem me askënd, por të përcjell shpresën tek njerëzit”
Në një intervistë për G.Shqiptare të kandidates së të majtës për bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari, bie në sy këndvështrimi interesant që ka ajo për konceptin e “grave të forta” në politikë. Kur gazetari e pyet për këtë dukuri duke përmendur Jozefina Topallin si një prurje e tillë nga Shkodra, Bazhdari përgjigjet: “Ashtu sic kam bezdi burrat e fortë, po ashtu kam edhe gratë që duan të imitojnë burrat e fortë. Nuk dua të komandoj askënd, të përleshem me askënd dhe t'i drejtoj gishtin askujt. Dua të shkëmbehem duke buzëqeshur me qytetarët e mi dhe jo duke u imponuar apo shtrembëruar në fytyrë.
Lubonja shkruan për hipokrizinë nacionaliste të Edi Ramës, karakteristikë e tij. Dhe për “himnin e kombëtares”, këtij ekzibicioni që thekson krizën e thellë të identitetit
Fatos Lubonja publikon sot në “Panorama” një opinion rreth zhvillimeve të fundit në koreografinë nacional-popullore që ka inskenuar kryeministri i Shqipërisë. Është fjala për mbledhjen e dy qeverive me një flamur në mes, mbledhje e pasuruar edhe me deklarata të forta të kryeministrit shqiptar, që këtu vendos tre lapsat e tolerancës në Paris, diku tjetër flet për ngathtësinë e Europës, e diku tjetër, ia merr nacionalishtes të cilës shpreson t’ia shikojë lezetin.