Don Marian Paloka flet në “Tonight Ilva Tare”: Bashkëjetesa ndërfetare jo kulturë por një instinkt shumë i çmuar i shqiptarëve

Postuar në 06 Prill, 2015 15:34

Don Marian Paloka që shërben si famullitar në Fiesole të Firences, gjatë një interviste për “Tonight Ilva Tare”, flet për një mirëkuptim të shkëlqyer instiktiv midis komuniteteve të mëdha fetare. “Harmonia fetare nuk është rezultat i angazhimit të marrëveshjeve diplomatike ndërmjet krerëve fetarë, por është një bashkëjetesë e natyrshme normale e anëtarëve të ndryshëm fetar në mjediset e natyrshme të jetës së përditshme”, thotë ai. Sipas Don Marian Palokës Shqipëria nuk ka pasur luksin të zhvillonte kulturën e bashkëjetesës ndërfetare të kuptuar si reflektim mbi këtë vlerë. “Vlera ka ardhur në mënyrë spontane dhe instiktive dhe e tillë  është. Ndoshta tani ka ardhur çasti, në të cilët janë kushtet historike dhe shkalla e edukimit popullore, që të na lejojë të zhvillojmë edhe kulturën e bashkëjetesës ndërfetare. Deri tani, unë mendoj se nuk ka qenë kjo kulturë, por ka qenë thjesht fenomeni instinkti i bashkëjetesës ndërfetare. Është një instinkt shumë i çmueshëm sepse shpesh herë mund të jetë kultura e bashkëjetesës fetare, por kjo kulturë ushtrohet si disiplinë dhe jo si zgjedhje e natyrshme. Ne shqiptarët kemi fatin e madh që të kemi qëndrimin e natyrshëm përpara reflektimit mbi këtë qëndrim”, tha Don Marian Paloka në “Tonight Ilva Tare”.

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

per bajram sikur nuk para ka hoxhallare dhe prifterinj ortodoks ne televizione qe te flasin per vlerat e perbashketa, apo marrin ftesa vetem prifterinjte katolike?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mire do te ishte te  ftohen edhe kleriket musliman dhe ortodoks ne programet TV per te na fole per kontributin e tyne per bashkjetesen fetare me komunitetet e tjera.

Submitted by L, (not verified) on

Meqe ketu ne komente ke thene se ke shume miq muslimane, perse i don hoxhallaret  te te thone kontributet.

Apo iu ke bere ti nder muslimaneve duke i pasur miq!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.