Serbia synon integrimin në BE, ushtria e saj do parakalojë më 9 maj në Moskë, me gjithë mospajtimin e perëndimit

Ushtria serbe do të marrë pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë më 9 maj, në 70 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste, që shënon edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Vendimi për pjesëmarrjen është marrë nga presidenti serb Tomislav Nikoliç. “Zëri i Amerikës” thotë se në këtë rast Beogradi do t’i bashkohet Moskës me gjithë mospajtimin e perëndimit. Një pjesë e madhe e shefave të shteteve perëndimore përfshirë edhe aleatet e dikurshëm të Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në parakalim në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë përmes aneksimit të siujdhesës së Krimesë një vit më parë. “Zëri i Amerikës” thotë se Serbia synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe shpreson të fillojë negocimin e kapitujve në kuadër të bisedimeve për anëtarësim gjatë këtij viti, por, ajo po ecë nëpër një rrugë të ngushtë ndërmjet perëndimit dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë, që nga shpërthimi i krizës në Ukrainë.
Add new comment