Arkiv-Lajme
Absurdi i AKEP, nuk zbaton vendimin e vet, shtyn sërish rregullimin e tregut
Rreth 2 vite e gjysmë nga ankesat e operatorëve të vegjël për mbylljen e tregut celular dhe rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës, AKEP kthehet në pikën 0 pasi ka vendosur shtyrjen sërish të vendimit të rregullimit të tregut, të cilat duhet të zbatoheshin nga 1 janari 2015.
“Islami” dhe Orientalizmi
Gordon E. Pruett
Në shqyrtimin e shkrimeve të atyre orientalistëve të cilët, si studiues jo-muslimanë, i përkushtohen interpretimit të natyrës dhe rolit të Islamit, mund të shohim një papajtueshmëri mbresëlënëse në çështje të tilla si burimet e besimit dhe fesë islame, ndikimi i kulturës helene, rëndësia e sufizmit, marrëdhënia ndërmjet fesë e kulturës, dhe zbatueshmëria e Islamit në epokën moderne.
Nafta, kryeministri premton kontrata të reja vetëm me firma të njohura. Fakti: Në nëntor 2014, u firmos marrëveshja e dytë me “Bankers” për “eliminimin e efekteve për shkak të Ndryshimeve Fiskale”
Sot kryeministri shqiptar doli dhe foli edhe për Marinzën e Fierit, ku prej disa ditësh është krijuar një situatë e rëndë pas shpërthimit në dy puse që shfrytëzohen nga kompania “Bankers Petroleum”. Kryeministri ka lënë të kuptohet për detyrime të papaguara të kompanisë dhe ka paralajmëruar se në të ardhmen kontratat për shfrytëzimin e hidrokarbureve do të bëhen me firma të njohura dhe të panjollosura dhe jo me kompani fantazmë. Kjo e fundit mund të lidhet edhe me të dhënat e fundit që janë publikuar në media, që flasin se kompania në fjalë është e regjistruar në ishujt Kajman.
Projektet në Shqipëri, mediat belge raportojnë afera korruptive të arkitektëve që cilësohen si “të njohur të kryeministrit shqiptar”
“Lapsi.al” sjell sot në vëmendje atë që konsiderohet një skandal në Belgjikë e që përfshin direkt Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Duke marrë për bazë raportimet e mediave belge, del në dritë se Peter Swinnen, arkitekt i Qeverisë Flamane në Belgjikë, akuzohet për krijimin e kushteve për garë të pandershme në lidhje me nismën e kryeministrit shqiptar, “Atelier Albania”. Bashkë me Swinnen, në vëmendje ka ardhur edhe fituesi i tenderit, Patrick Janssens, të dy të njohur personalë të kreut të qeverisë aktuale shqiptare.
Kauza e legalizimit të hashashit, gazeta e Kokëdhimës: “Jemi ne të zgjuarit e kësaj bote, apo më budallenjtë…dhe si në fjalën e popullit “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë””
Koço Kokëdhima nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kauza e tij e Hashashit. Ndonëse kryeministri deklaroi para disa ditësh në “Opinion” se legalizimi i hashashit nuk do të ndodhë, apo edhe pasi ministri i Brendshëm, përsëriti dje thuajse të njëjtën gjë, sërish sot, gazeta e Kokëdhimës, “Shekulli”, boton një opinion të Arben Rrozhanit, që në të vërtetë luan rolin e një zëdhënieje të asaj që mendon Kokëdhima në këtë rast.
Deklaratat e Edi Ramës për bashkimin me Kosovën, reagon KE: “Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është BE-ja”
Komisioni Europian ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijancic ka nënvizuar se perspektiva e Ballkanit Perëndimor mbetete BE-ja dhe se në këtë rrugë bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. “Sapo konstatuam atë që kryeministri Rama tha në intervistë, nënvizojmë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane, vendosur nga BE në nivelin më të lartë.
PD denoncon dy raste “banditësh me kollare”. “Përdhunuesi u emërua doganier, falsifikatori specialist IT në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë”
Partia Demokratike ka denoncuar dy raste të tjera personash me precedentë që janë emëruar në administratën publike. Rasti i parë lidhet me emërimin në doganën e Korçës të Elton Bashollit, një person që sipas zyrës për shtyp të Partisë Demokratike është shpallur në kërkim në vitin 2010, pas një denoncimi për dhunim seksual, kallëzim që u shoqërua edhe me një procedim penal. Ndërsa rasti i dytë lidhet me emërimin e Relis Mullait si specialist i IT në zyrën e Tatimeve në Korçë.
Video shokuese, polici në Karolinën e Jugut vret me gjakftohtësi afroamerikanin. E kishte ndaluar për një fener të thyer në makinë (Video)
Një video amatore e regjistruar nga një kalimtar i rastit në Karolinën e Jugut mund çojë drejt dënimit më vdekje ose më e pakta burgosjen me 30 vjet të një polici që vret me gjakftohtësi një afro-amerikan me ngjyrë. Videoja është publikuar nga Neë York Times dhe po bën xhiron e botës. Zyra Federale e Kërkimeve dhe të Drejtave të Njeriut në Departamentin Amerikan të Drejtësisë ka nisur hetimet për këtë rast, duke i kërkuar eskspertizë edhe agjencisë së specializuar FBI.
Analiza e Bankës së Shqipërisë: Aftësia për të paguar borxhin e jashtëm është përkeqësuar
“Monitor” raporton se aftësia ripaguese afatgjatë e borxhit të jashtëm është përkeqësuar duke nisur nga vitit 2008. Një gjë të tillë sipas “Monitor” e ka njoftuar Banka e Shqipërisë nëpërmjet një analizë për borxhin e jashtëm bruto. Treguesi relativ i borxhit të jashtëm bruto kundrejt eksportit të mallrave dhe të shërbimeve ka tejkaluar pragun teorik optimal lajmëron Banka Qendrore. Raporti i borxhit të jashtëm bruto kundrejt eksportit të mallrave dhe të shërbimeve ishte rreth 182% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014.
“Dita” hedh dritë mbi arsyet e një konfliktit të heshtur të ministrit Bushatit me ambasadoren e BE-së në Tiranë
Gazeta “Dita”, në një shkrim të botuar sot thotë se Romana Vlahutin, që është dhe ambasadorja e re e BE-së në Tiranë, nuk ka qenë mjaft e pranishme në mediat tona ashtu sikurse ka ndodhur me ambasadorët para saj. Por megjithëse ajo është përpjekur të qëndrojë larg mediave nuk ka mundur t’u shpëtojë mediave një konflikt i heshtur i saj me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Siç raporton “Dita” që prej ardhjes së saj në Tiranë Vlahutin ka “zemëruar” së tepërmi ministin Bushati. Arsyeja e zemëratës se Bushatit është veprimi i Vlahutin sapo hyri në zyrën e saj në Tiranë.