Analiza e Bankës së Shqipërisë: Aftësia për të paguar borxhin e jashtëm është përkeqësuar

“Monitor” raporton se aftësia ripaguese afatgjatë e borxhit të jashtëm është përkeqësuar duke nisur nga vitit 2008. Një gjë të tillë sipas “Monitor” e ka njoftuar Banka e Shqipërisë nëpërmjet një analizë për borxhin e jashtëm bruto. Treguesi relativ i borxhit të jashtëm bruto kundrejt eksportit të mallrave dhe të shërbimeve ka tejkaluar pragun teorik optimal lajmëron Banka Qendrore. Raporti i borxhit të jashtëm bruto kundrejt eksportit të mallrave dhe të shërbimeve ishte rreth 182% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014. Ky raport është zvogëluar me rreth 7.2 pikë përqindje në nivel vjetor por është zgjeruar me rreth 6.2 pikë përqindje në nivel tremujor. Banka lajmëron se ecuria e regjistruar u ndikua nga zgjerimi me ritme më të moderuara të eksportit të mallrave e të shërbimeve krahasuar me prirjen e regjistruar të borxhit të jashtëm bruto, raporton “Monitor”.
http://www.monitor.al/bsh-aftesia-per-te-paguar-borxhin-e-jashtem-eshte-perkeqesuar/
Comments
Mbasi shqiptart nuk po dijne
<p>Mbasi shqiptart nuk po dijne te qeverisin ekonomine e vet, atehere kerkoni gjermanve si grekt damshperblimete e luftes, ju qe nuk po damshperbleni te burgosunit politik te komunizmit. Qyfyre vallahi.</p>
Add new comment