Arkiv-Lajme
Konsultimet për zgjedhjet lokale, përcaktohen emrat e kandidatëve të PS për Shkodrën, Dibrën e Durrësin
Kryetari i PS, Edi Rama, ka nisur takimet me deputetët e të gjitha qarqeve, me të cilët po konsultohet për emrat e kandidatëve të mundshëm, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Pasi ka përfunduar mbledhja me Mimoza Hafizin, janë zbuluar se cilët do të jenë emrat e kandidatëve të PS në qarkun Shkodër. Hafizi bëri me dije se “për bashkinë Shkodër, kandidate është Keti Bazhdari, për Vaun e Dejës, Gjok Lleshi, Malësinë e Madhe, Tonin Morina dhe për bashkinë Pukë, Rustem Struga”.
Gazeta “Shqip” zbardh të ardhurat e Mark Frrokut nga ILKP, 10 milionë euro pasuri, 32 prona
Sipas asaj që ka zbardhur gazeta “Shqip”, deputeti i arrestuar, Mark Frroku, zotëron një pasuri që i kapërcen 10 milionë euro. Kjo është vetëm pasuria e deklaruar e tij pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Në vitin 2014, Frroku ka shitur 30% të aksioneve tek kompania "Xhoi Co21" dhe ka fituar 1.4 milionë euro. Në vitin 2013, ai fitoi 500 mijë euro nga shoqëria AML. Në vitin 2013, kur bëri deklarimin fillestar, ai shpjegoi se kishte në pronësi dy apartamente me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, dy apartamente në Shëngjin me vlerë njëri 2.4 milionë dhe tjetri 3.4 milionë.
“Debati në Channel One”/ PS & LSI ende jo gati për bashkim, por për një bashkëpunim të ngushtë me slogane e staf të përbashkët
A do shkrihen në një parti të vetme PS-LSI? Kësaj pyetje baze në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, nuk i dhanë përgjigje pozitive tre deputetët e LSI-së Gjovalin Kadeli, Silva Caka dhe Bujar Derveni, që ishin të ftuar. Megjithatë ata lanë shumë për të kuptuar teksa treguan sesi do bashkëpunojë LSI dhe PS në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Analiza e Bankës Evropiane: Konkurrenca nga informaliteti dhe korrupsioni, pengesat e biznesit në Shqipëri
Konkurrenca që u bëhet bizneseve të ndershme nga ekonomia e zezë dhe praktikat korruptive janë identifikuar si pengesa të lartë në mjedisit të biznesit në Shqipëri. “Monitor” shkruan se kjo është në bazë të analizave të reja nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Pavarësisht përmirësimeve të furnizimit me energji elektrike, çështjet e energjisë elektrike mbetet një nga pengesat kryesore për ndërmarrjet në Shqipëri.
Kreu i Antikorrrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni një intervistë për “Koha Ditore”: Prokurorët dhe gjykatat, joefikase në ndjekjen e korrupsionit
Në raportin e sotëm, “Koha Ditore” shkruan se kreu i Antikorrrupsionit, Hasan Preteni, e konsideron iluzion të mendohet se gjyqësori, i cili nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta, të shqiptojë dënime të fuqishme për ata që nuk e deklarojnë prejardhjen e pasurisë. Si mangësinë më të madhe ai e sheh hezitimin e prokurorëve për të ngritur akuza ndaj “peshqve të mëdhenj”. Në një intervistë për “Koha Ditore”, Preteni ka thënë se këtë vit është rritur numri i zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë.
“Panorama” publikon kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 21 qershorit, Basha zyrtarizon Ardian Turkun në Elbasan dhe Xhelal Mziun në Kamëz
Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje kandidaturën e Ardian Turkut për Bashkinë e Elbasanit, si dhe të Xhelal Mziut për zgjedhjet e 21 qershorit. “Panorama” shkruan se burimet e saj kanë thënë se kryetari i PDsë Lulzim Basha ka zhvilluar dje në mesditë takime me koordinatorët, si dhe me kandidatët, ku dhe është vendosur nisja e garës për të dy zonat. Ndërkohë që dje kanë vijuar dhe negociatat me republikanët, por pa arritur në një marrëveshje përfundimtare. Kandidimi i Ardian Turkut do të ndryshojë listën e deputetëve të PDsë.
“Gazeta Shqiptare” boton dëshminë e picierit dëshmitar: Kallashin që vrau Lamajn e kisha sipër kokës
Sipas “Gazeta Shqiptare”, kryekomisar Dritan Lamaj u qëllua nga krahu i shoferit. Sipas shkrimit të botuar në këtë gazetë, të paktën kështu ka deklaruar picieri A.H, i cili ka qenë një nga dëshmitarët okularë të vrasjes së zyrtarit të lartë të policisë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 në zonën e Vasil Shantos, ngjarje për të cilën u akuzua biznesmeni Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krime të Rënda. “Mund të ketë qenë kallash nga karikatori dhe nga flaka.
Deklaratat e kryeministrit, reagon ambasada e SHBA: “Të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim”
Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot rreth deklaratave me tingëllim nacionalist të kryeministrit të Shqipërisë, që theksoi opsionin e bashkimit klasik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, një zëdhënës i ambasadës dha këtë koment: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve në Ballkanin Perendimor dhe mirëpresin riafirmimin nga BE se këto vende ndajnë një perspektivë të qartë europiane.
Del jashtë funksionit serveri i Thesarit. Kryhen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm
Serveri i Thesarit ka dalë për momentin jashtë funksioni dhe për pasojë pagesat që rrjedhin nga buxheti i shtetit nuk mund të ekzekutohen. “Burime konfidenciale thanë për Top Channel se, aktualisht Thesari kryen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm, përmes një procedure të jashtëzakonshme nga llogaria e Bankës së Shqipërisë, ndërsa të gjithë pagesat e tjera aktualisht nuk mund të realizohen. Sipas tyre, aktualisht serveri është marrë nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas dështimeve për rivënien në funksion të tij.
E vërtetë apo lojë politike? Ministri i Brendshëm, Tahiri: “Kallëzim penal për L. Bashën. Më 21 janar 2011 urdhëroi përdorim të lëndëve helmuese”
Qeveria ka nxjerrë “asin nën mëngë” ndaj opozitës në kushtet kur çështja “Doshi-Frroku” dhe klima parazgjedhore kanë krijuar tensione jo të vogla. Kështu gjatë fjalës së tij në Parlament, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë publike se Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal për ish-ministrin, Lulzim Basha, që sipas Tahirit, ka urdhëruar përdorimin e lëndëve helmuese ndaj protestuesve. “Për ngjarjen e 21 janarit 2011, u gjet se ka falsifikim dhe urdhra të kundraligjshëm nga ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtues të Gardës.