Arkiv-Lajme

Lame kritikon Dakon në sy të Ramës: Janë bërë gabime në ndërtimin e Durrësit

Postuar në 11 Prill, 2015 11:56

Në zonën e Kënetës të Durrësit, ALUIZNI organizoi ndarjen e 1001 lejeve të legalizimit për banorët e kësaj zone. Kryeministri vuri në dukje se në këtë zonë në 8 vitet e qeverisjes së shkuar janë dhënë gjithsej vetëm 530 leje legalizimi, ndërsa në më pak se një vit strukturat e ALUIZNI-t kanë dhënë dyfishin e tyre. Kreu i ALUIZNI-t, Lame, theksoi se kjo është një zonë me problemet e saj specifike dhe kërkoi bashkëpunimin e mëtejshëm të banorëve në mënyrë që ky proces të vazhdojë me sukses.

Jahjaga intervistë për “Danas”: Jetojmë në kohën e integrimeve, shqiptarët i bashkon Evropa

Postuar në 11 Prill, 2015 10:59

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkimin e shqiptarëve e sheh vetëm në Bashkimin Evropian. Ajo ka komentuar në një intervistë për “Danas” se hyrja në BE nënkupton bashkim jo vetëm mes shqiptarëve por gjithë popujve të Ballkanit që synojnë integrimet evropiane. “Integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike e ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme”, ka thënë Jahjaga.

Kryepiskopi Janullatos uron besimtarët ortodoksë për Pashkët dhe fton besimtarët të përpiqen për dinjitetin e njeriut

Postuar në 11 Prill, 2015 10:48

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka përcjellë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. “Me ngjalljen e tij,  Krishti lartësoi dinjitetin e njeriut të cilin e rrëzon padrejtësia, mëkati korrupsioni. Njeriu me dinjitet është i drejti i vërteti, ai që me anën e solidaritetit social kundërvihet gjendjes së keqe të shoqërisë, fuqive të padrejtësisë dhe korrupsionit”, u shpreh Janullatos. Kjo festë, tha ai, i fton besimtarët të përpiqen për dinjitetin e njeriut, për mirësi dhe paqe në botë.

Serbia notë proteste kundër Ramës në OKB: Deklarata për bashkimin e shqiptarëve, provokative

Postuar në 11 Prill, 2015 10:18

Siç kishte paralajmëruar, që më 8 prill, Serbia ka dërguar një notë proteste në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku kritikohet ashpër dhe kërkohet të merren masa ndaj deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama mbi bashkimin e shqiptarëve. Portali “Politiko” shkruan se përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, i ka dërguar një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kauar, në të cilën deklaratat e Ramës cilësohen si rrezik për paqen në rajon.

Obama e Kastro shtrëngojnë duart në samitin e Panamasë: Ditët kur SHBA përzihej në çështjet e këtyre shteteve, kanë kaluar

Postuar në 11 Prill, 2015 06:58

SHBA dhe Kuba kanë pasur mjaftueshëm përplasje mes njëtra-tjetrës që prej vitit 1959 kur Fidel Kastro hyri në Havana si triumfator. Por se fundi presidenti amerikan, Barack Obama shtrëngoi duart me liderin kubanez, Raul Castro, në të parin takim të këtij niveli mes dy vendeve. Të dy u takuan në Samitin e Amerikave në Panama. Disa media thonë se ky shtrëngim duarsh do të hyjë në histori. Presidenti Obama tha përpara liderëve latinë se ditët kur vendi i tij interferonte lirshëm në çështjet e këtij rajoni, kanë kaluar.

LSI me tre femra për zgjedhjet lokale, prezanton kandidatet për bashkitë në Pogradecit, Gjirokastrës e Prrenjasit

Postuar në 11 Prill, 2015 06:29

Tre femra ka prezantuar Lëvizja Socialiste për Integrim si kandidate të kësaj partie për bashkitë e Prenjasit, Pogradecit dhe Gjirokastrës. Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në një deklaratë për mediat është shprehur se në qytetin e Prrenjasit kandidate do të jetë Miranda Rira, e cila do të lërë mandatin e saj si deputete e qarkut të Elbasanit. Ndërsa Gjosha është shprehur se për bashkinë e Pogradecit, kandidate do të jetë Diana Mile. Ndërsa në bashkinë Gjirokastër kanidate e LSI do të jetë, Zamira Rami.

Ambasadori Minxhozi flet për një bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë: Nuk na pengon kush nën çadrën e Bashkimit Europian

Postuar në 11 Prill, 2015 05:23

Për "Kosovapress" ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Europian. Ai ka shtuar se jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.  "Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik dhe nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat europianë. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi, por e bëjmë fare hapur.

Prokuroria kundërshton vendimin e pafajësisë së Arben Frrokut, 25 faqe ankimim dorëzohen në Apel: Vendimi i njëanshëm

Postuar në 11 Prill, 2015 04:25

Njw javë ditë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria dorëzoi në Apel ankimin kundër pafajësisë së Arben Frroku. “Panorama” shkruan sot se në një dokument prej 25 faqesh, 3 prokurorët e çështjes kanë renditur argumentet e tyre kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Përmbajtja e apelimit të Prokurorisë nuk është bërë publike, por burimet nga organi i akuzës kanë thënë se “në 25 faqe material është kundërshtuar me prova çdo argument i përdorur nga gjykata në vendimin e pafajësisë”.

Mohamed Badie u akuzua se donte të stabilizonte Egjiptin, gjykata konfirmoi dënimin me vdekje për shefin e “Vëllazërisë myslimane”

Postuar në 11 Prill, 2015 04:10

“AFP” njofton se një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë myslimane”, Mohamed Badie si edhe të 11 personave të tjerë të akuzuar për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e atentateve. Ndërkohë, edhe dy islamikë të tjerë janë dënuar me vdekje, shtuar këtu 23 të tjerë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë një egjiptiano-amerikan, Mohamed Soltan, i arrestuar në gusht 2013 dhe aktualisht në grevë urie.

Lokalet, PBDNJ kandidon për Himarën me një person të arrestuar nga policia greke dhe dënuar nga gjykata shqiptare

Postuar në 11 Prill, 2015 03:42

Në një raportim të saj gazeta “Shqip” shkruan se listës së kandidatëve që garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, i është shtuar edhe kandidati i PBDNJ-së për kryetar në Bashkinë e Himarës,Alfred Beleri. Sipas “Shqip” ai rezulton se është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, që ishte dhe i dyti pas atij të organizuar në po atë vit nga organizata greke “MAVI” e ku mbetën të vrarë dy ushtarkë shqiptarë. Por me vendim gjyqi ai u lirua nga akuzat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme