Arkiv-Lajme
Emigrimi i heshtur drejt BE-së vazhdon, nga fshatrat e Vlorës tek ato të Kukësit
Paralajmërimet e qeverisë shqiptare dhe ambasadorit gjerman Hofman, duket se nuk i ka stepur banorët e Orikumit dhe fshatrave përreth në aventurën për një jetë më të mirë në Gjermani, shkruan Shqiptarja.com. Edhe pse jo me valë të dukshme largimesh, si rasti i disa autobuzave pak muaj më parë, dhjetëra të rinj të papunë por edhe familjarë me fëmijët e vegjël kanë ndërmarrë rrugën e vështirë të emigrimit, me shpresën se do të mund të sistemohen në Gjermani.
Granata pranë selisë së qeverisë në Shkup, një “UÇK” e re merr përsipër aktin. Firmos “komandant Kushtrimi”
Një tjetër UÇK po del në sipërfaqe në Maqedoni, ku sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë është marrë përsipër, njësoj si ai i dy muajve më parë, nga “ushtri Çlirimtare Kombëtare”. Një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjet disa metra afër selisë së Qeverisë dhe u shkrep pranë parkut.
Rektori i skandalit në Durrës, ministrja e Arsimit Nikolla shkarkon Mit'hat Memën
Pasi kishte dështuar në shkarkimin e dekanit Elmaz Leci, rektori i universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës kishte gjetur një metodë diskriminimi ndaj vartësit, që bëri xhiron e mediave. Pas zbulimit të skandalit disa javë më parë, sot Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka pushuar rektorin e Universiteti të Durrësit Mit’hat Mema. Mësohet se Urdhri i ministres ka dalë të premten dhe pritet të firmoset nga presidenti Nishani.
Rama e Basha të mendohen sa pa vendosur, për të kandiduar femra për bashkinë e Tiranës, shkruan Baton Haxhiu
Analisti i Kosovës Baton Haxhiu i ka bërë sot një apel Edi Ramës, por edhe kreut të opozitës Lulzim Basha, që kandidaturat për bashkinë e Tiranës, ende sa pa u paraqitur, t'i kenë femra. Haxhiu i njeh Ramës betejën për kuotën e femrës në politikë. Një shoqëri maskiliste politike, shpeshherë e shëmtuar me korrupsion dhe me ambicie të papermbajtura, ka bërë që femrat shqiptare në të gjitha statistikat dhe sondazhet janë si mos më keq. "Edi Rama dhe Lulezim Basha e kanë një detyrë morale dhe fisnike para vetes: Të emërojnë femra për kandidate për kryeqytetin e shqiptarëve.
Vdes në moshën 87-vjeçare shkrimtari Guenter Grass
Guenter Grass, shkrimtari i njohur gjerman, fitues i çmimit “Nobel” ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Ai lindi në Danzig dhe mori pjesë në aktivitetin ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tij letrare trajton edhe çështje apo tema nga lufta, duke ruajtur një frymë antinaziste. Grass kundërshtoi edhe bashkimin e Gjermanisë. Shkrimtari erdhi në vëmendje të publikut edhe kur në vitin 2006 deklaroi se kishte shërbyer në Wafen SS. Në shqip, libri i parë i tij i përkthyer është “Anestezi lokale”.
s.z
Arrestimi më 2010-n i kandidatit të PS për Krujën në Itali për drogë, Artur Bushi. Paloka del para mediave
Duke ilustruar daljen për shtyp me përmbajtjen e gazetës Varese News të datës 12 qershor 2010, Partia Demokratike doli me një deklaratë zyrtare pas kandidimit të Artur Bushit nga mazhoranca në Krujë. Nënkryetari Paloka pohoi se Bushi është arrestuar në Itali për trafik droge nga Holanda në Itali. "Edi Rama mbahet se e njeh mirë italishten dhe e viziton shpesh vendin fqinj. Ka qenë edhe në zonën e Varezes në Lombardi. Ja çfarë shkruan një gazete atje në 12 qershor të vitit 2010, rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.
Bashkitë e jugut, baza ka kontestime për kandidatët që ka caktuar PS-ja: Po vini emra humbës
Ndërsa përplasja mes deputetit të PS-së Vladimir Kosta dhe qendrës për bashkinë e Përmetit duket se është shuar, në bashki të tjera të jugut kandidatët e selisë rozë nuk janë pritur mirë. Në Tepelenë, emri i Tërmet Peçit, kryetar aktual, është kontestuar nga konkurrentët e tjerë dhe anëtarësia e asamblesë. Redi Rama, kryetar i komunës Qendër, Tepelenë, ua ka bërë të qartë të deleguarve Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj se me Peçin, PS po garonte me një kandidaturë humbëse.
Blushi i kërkon Janullatosit të flasë shqip dhe çuditet si ai nuk mësoi dot mjaftueshëm për 23 vjet
Deputeti dhe shkrimtari Ben Blushi shkruan se ishte i pranishëm dje në meshën e Pashkëve ortodokse të mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, por për fat të keq, "gjithë kërshëria ime për të marrë një leksion të lartë liturgjik u shua që kur Anastasi filloi të fliste. Jo sepse ato që tha sërish nuk arritën të më bindin, por sepse ato që tha, i tha në një gjuhë që unë nuk e njoh: në greqisht".
Të depenalizohet prostitucioni. Kërkesa e Komisioneres Kundër Diskriminimit, në Kushtetuese
Gjykata e Lartë ka ccuar në Gjykatën Kushtetuese, me palë të interesuara parlamentin dhe qeverinë, kërkesën që të shfuqizohet neni 113 i Kodit penal, që parashikon dënimin e prostitucionit. Ndërsa debati për penalizimin e kësaj vepre është bërë edhe më herët, kur u rrëzua më 2012, komisionerja e mbrojtjes nga diskriminimi Irma Baraku, si palë që ka arsyetuar kërkesën, ka thënë për gazetën Dita se fakti është që gratë dhe vajzat marrin janë të diskriminuara nga ligji. Ndërkohë që përgjithësisht meshkujt i shpëtojnë edhe ligjit, qoftë si tutorë apo mlientë.
“Gazeta Shqiptare” shkruan se Tirana ende është pa kandidat zyrtar nga partitë e mëdha, ndërsa të pavarurit kanë ndezur motorët e fushatës
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se pritja për kandidatët për Bashkinë e Tiranës duket do të zgjasë edhe disa ditë, pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë të mendohen për kandidatët e tyr. Por sipas “Gazeta Shqiptare” Ilir Meta duket se i ka gati emrat për 21 qershorin. Mesjava e ardhshme pritet t’u japë fund dilemave mbi kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri Rama duket se ka preferuar të zyrtarizojë garuesin e së majtës pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara, nga e cila do të kthehet mbrëmjen e së martës.