Arrestimi më 2010-n i kandidatit të PS për Krujën në Itali për drogë, Artur Bushi. Paloka del para mediave

Postuar në 13 Prill, 2015 05:06

Duke ilustruar daljen për shtyp me përmbajtjen e gazetës Varese News të datës 12 qershor 2010, Partia Demokratike doli me një deklaratë zyrtare pas kandidimit të Artur Bushit nga mazhoranca në Krujë. Nënkryetari Paloka pohoi se Bushi është arrestuar në Itali për trafik droge nga Holanda në Itali. "Edi Rama mbahet se e njeh mirë italishten dhe e viziton shpesh vendin fqinj. Ka qenë edhe në zonën e Varezes në Lombardi. Ja çfarë shkruan një gazete atje në 12 qershor të vitit 2010, rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali. Arrestohet Artur Bushi, detto “Turi”, shkruan media italiane. “Una vera e propria banda". Media prej disa kohësh ka publikuar të dhëna për këtë ngjarje të arrestimit për drogë të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi. Ja ku është gazeta italiane. Kryeministri ynë italishtfolës, që e përzgjodhi detto “Turi”, për ta futur në parlament, tani ka vendosur ta kandidojë atë për kryetar të Bashkisë së Krujës. Shini tabelën në ekran. Aty është fotoja e kandidatit të Edi Ramës për Krujën. Kjo nuk është një tabelë e nxënësve të dalluar, por është shpallje e policisë italiane për bandën e drogës", tha Paloka.a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.