Arkiv-Lajme
Dekriminalizimi i Kuvendit, PS braktis Komisionin, kërkon largimin e kryetarit. Balla: Ik bëj fushatë për Gridën! Bylykbashi: Mos bëj sharlatanin!
Mes deputetit socialist Taulan Balla dhe atij demokrat Bylykbashi ka pasur debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit për Dekreminalizimit. Debatet kanë degjeneruar deri në ofendime personale aq sa komisioni u ndërpre. Bylykbashi akuzon shumicën se po bllokon qëllimisht punën e këtij komisioni, ndërkohë që pas kësaj ka reaguar menjëherë Balla, duke e akuzuar për paaftësi në drejtimin e punës së komisionit dhe ka kërkuar largimin e tij. “Më ke ofenduar 7 herë deri tani sharlatan, kërkoj largimin tënd” i ka thënë ai.
“Exspress”: Hashim Thaçi mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit, serbët kërkojnë arrestimin e tij: Komandant 'Gjarpri' kriminel lufte
Gazeta “Exspress” shkruan se opinioni në Serbi është tronditur nga lajmi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit. Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiq, në Prishtinë në konferencën “Western Balkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mediet dhe qytetarët serbë kanë reaguar ashpër dhe me mosbesim total ndaj këtij lajmi.
Shefat e Policisë të Europës Juglindore mblidhen në Tiranë dhe kërkojnë bashkëpunim rajonal për luftë ndaj krimit të organizuar
Forcimi i bashkëpunimit mes forcave të rendit në Europën Juglindore mblodhën sot në Tiranë, Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore. Ky takim zhvillohet në Shqipëri, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare ka presidencën e radhës. Qëllimi i krijimit të shoqatës është shkëmbimi i eksperiencave të përbashkëta, forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër fenomeneve kriminale, që përfshijnë rajonin tonë e më gjerë.
Stefan Çipa flet për mos kandidimin në Sarandë: E prisja pas komunimimit që Kokëdhima bëri me mua dy ditë më parë
Për “Ora News”, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Stefan Çipa, ka komentuar vendimin e PS që ai të mos rikandidojë. Në vend të tij do kandidojë Floriana Koka. “E prisja pas komunimimit që Kokëdhima bëri me mua dy ditë më parë. I uroj më të mirën. Nuk kam ndonjë objeksion. Fillimisht ishin tre kandidatura, më pas mbetën dy unë e Koka. Nuk e di se kush i ka bërë sondazhet të paktën në dijeninë time, unë kam mbështetjen e qytetarëve, sondazhet jashtë dijenisë time mund të ketë njerëz që janë cënuar. Sondazhet për mua nuk qëndrojnë por unë jam i detyruar t’i respektoj. Qofshin realiste.
Policia e Shtetit me drejtues të ri, emërohet Haki Çako me një karrierë 23-vjeçare. Propozim i Tahirit mer firmën e Ramës
Policia e Shtetit tanimë do të ketë drejtuesin e ri të saj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Haki Çako është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Didin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme. Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, më i fundit operacioni antidrogë në Lazarat. Çako ka një karriere 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej zëvendësdrejtor, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.
Arrihet marrëveshja mes PD e PR, Fatmir Mediu: Do mbështesin Grida Dumën
Fatmir Mediu tha sot se do mbështesin Grida Dumën. Një ditë pasi PR mori kandidatin e Beratit, kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu konfirmoi se janë tërhequr nga kërkesa e tyre për Durrësin. Ndërkohë PD dhe PR do kenë përfaqësim të përbashkët në 61 bashkitë. “Ne kemi diskutime të përbashkëta me Dukën dhe Bashën për të analizuar mundësinë e fitores nga e djathta të Bashkisë Durrës. Në gjykimin tim Duka ishte fitues, por do të konsideronim çdo kanditaturë që mund të fitohet.
Bie kërkesa e opozitës për mandatin e Kokëdhimës, Arben Ristani: Maxhoranca do t’ia fshehë çështjen Gjykatës Kushtetuese
Bie kërkesa e opozitës për mandatin e Kokëdhimës. Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve zhvilloi sot mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi kërkesën e PD-së për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit të PSsë, Koço Kokëdhima. Pas mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha për gazetarët se mazhoranca po kërkon t’ia fshehë Gjykatës Kushtetuese kërkesën. “Shqyrtim nëse duhet dërguar kërkesa ne Kushtuese apo jo?
Valentina Leskaj publikon emrat: Në Vlorë kandidon Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka, në Himarë Gjergj Goro
Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën për Vlorën. Pas lajmeve se në këtë qytet ka pasur përplasje në PS nëse duhet të kandidonte prefektja, apo mjeku Dritan Leli, duket se garën e ka fituar ky i fundit. Deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj prezantoi edhe kandidatën për Sarandën dhe Himarën. Në Sarandë, ashtu siç kishte paralajmëruar media e Koço Kokëdhimës, do të garojë Floriana Koka. Ndërkohë në Himarë do të kandidojë Gjergj Goro.
Lirohet me kusht Lavdërim Tufa, i akuzuari për tri vrasje dhe një plagosje që u dënua për “Masakrën e Kartodromit”
Gjykata e Tiranës i pezulloi 1 vit e 8 muaj burg Tufës, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, dhe dy personave të tjerë në vitin 2004. Më herët gjykata i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm pas rihapjes së gjyqit ndaj tij. Tufa ka pretenduar pafajësi në të gjitha proceset e zhvilluara. Pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit, i akuzuari për tri vrasje dhe një plagosje i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për lirim para kohe me kusht.
Bëhet publik raporti për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë. “Koha Ditore” thotë se është sipërfaqësor e më shumë shihen si një “menaxhim i dobët” sesa shkelje në funksionimin e misionit
“Koha Ditore” raporton se dy javë pasi kishte marrë raportin e ekspertit të pavarur dhe të jashtëm, Jean Paul Jacque, lidhur me hetimet që ai kishte zhvilluar rreth pohimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka vendosur dje ta bëjë atë publik, duke ua dërguar së pari vendeve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit Evropian e më pas edhe duke e botuar në tërësi në web faqen e Shërbimit të jashtëm të BE-së në krye të të cilit është ajo.