Arkiv-Lajme

Drejtoresha e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, tregohet optimiste për ekonominë shqiptare: Ka burime të mëdha natyrore dhe njerëzore

Postuar në 17 Prill, 2015 04:01

Ellen Goldstein, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, shprehet me optimizëm për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, bazuar tek fakti që Shqipëria ka burime të mëdha natyrore dhe njerëzore. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” gazetaren me Laura Konda, zonja Goldstein flet gjithashtu për borxhin aktualisht të lartë që ka vendi dhe ndihmën që po jep Banka Botërore përmes një strategjie të re, për ta çuar Shqipërinë në një stad të ri zhvillimi, me rritje ekonomike të përshpjetuar. “Mendoj që ka shumë pak rrezik për paqëndrueshmëri ekonomike.

Besnik Aliaj sqaron përse ishte në krah të Halim Kosovës. Një ditë më parë kishte bërë thirrje në mbështetje të Gjergj Bojaxhiut

Postuar në 17 Prill, 2015 03:20

Në krah të Lulzim Bashës për prezantimin e Halim Kosovës si kandidat i opozitës, u shfaq dhe i përfoluri tjetër si kandidat, Besnik Aliaj. Një ditë më parë ai kishte kritikuar opozitën dhe kishte bërë thirrje që të mbështesë kandidatin e pavarur, Gjergji Bojaxhi. Pas daljes publike në krah të Kosovës, ai ka bërë këtë sqarim në facebook: “Pas takimit të 'Nismës për Tiranen' duke shkuar ne sheshin Skënderbej për shpalljen e kandidaturës së Z. Halim Kosova për kryetar Bashkie në Tirane si përfaqësues i Opozites! Me vjen mire qe Z. Kosova dhe Z.

Meta flet për çështjen “Doshi” e "Frroku" tek "Të Paekspozuarit": Opozita synoi destabilizimin. Ndryshim kodi për dekriminalizimin, s’bëhet politika më të fortë

Postuar në 17 Prill, 2015 02:47

Në “Ora News” tek emision "Të Paekspozuarit", drejtuar nga Ylli Rakipi këtë herë ishte i ftuar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Gjatë intervistës ekskluzive ai hodhi dritë mbi ngjarjen e fundit që trazuan politikën shqiptare, zgjedhjet lokale dhe projektet për të ardhmen. I pyetur nga Ylli Rakipi për kandidaturën e Erjon Veliaj për Tiranën, shpallur nga Partia Socialiste, Meta ka deklaruar se ka qenë një përzgjedhje e vështirë mes shumë emrash.

“Monitor” shkruan se është thelluar hendeku i prodhimit dhe se rritja e qëndrueshme e ekonomisë ndodhet në rrezik

Postuar në 17 Prill, 2015 02:36

“Monitor”, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, thotë se hendeku i prodhimit (mos shfrytëzimi i plotë kapaciteteve prodhuese) ka pësuar rënie tjetër për të gjitha degët ekonomisë në tremujorin e parë të vitit. Sipas “Monitor”, që kur kriza ekonomike e vitit 2008 përfshiu edhe ekonominë tonë hendeku i prodhimit ra në një mesatare 70 për qind të kapaciteteve të instaluara, por treguesi duket se, është përkeqësuar edhe me tej në këtë fillim vit.

Dështimi i luftës kundër korrupsionit në Kosovë, për dy vite zbatohen 4 nga 64 rekomandimet e KE-së

Postuar në 17 Prill, 2015 02:17

Sipas “Koha Ditore” shteti i Kosovës nuk i ka ndërmarrë ato veprime në luftën kundër korrupsionit, të cilat i janë kërkuar nga një ekip ekspertësh të kontraktuar nga Këshilli i Evropës (KE). Brenda dy vjetësh janë zbatuar vetëm 4 nga 64 rekomandimet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tre deputetë në sitën e ILDKP-së, Kumbaro, Doshi e Mhill Fufi gjoba pse nuk kanë deklaruar pasuritë

Postuar në 17 Prill, 2015 02:09

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, gjobiti dje në shumën e 100 mijë lekëve 81 zyrtarë, të cilët nuk deklaruan pasuritë. Mes tyre janë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti socialist njëherazi kandidati i PS­së për Bashkinë e Krujës, Artur Bushi, ligjvënësi, Tom Doshi si edhe deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Gjithashtu ndër zyrtarët e penalizuar janë edhe 5 ambasadorë si edhe 3 gjyqtarë.

Dy femra do të garojnë për Shkodrën. Panorama thotë se PD ka zyrtarizuar Voltana Ademin

Postuar në 17 Prill, 2015 02:02

PD ka zyrtarizuar si kandidaten e saj për qytetin e Shkodrës, deputeten Voltana Ademi. Në këtë mënyrë gara për Shkodrën do të vërë përballë dy femra. “Panorama” referuar burimeve të veta shkruan sot se PD pritej të vendoste për Voltana Ademin në Shkodër e cila do të konkurrojë përballë me Keti Bazhdarin e PS­së. Pak dië më parë, ndërkohë që PS­ja kishte zyrtarizuar Bazhdarin, deputetja demokrate Mesila Doda përmes një statusi në FB propozoi Voltana Ademin për Shkodrën, duke thënë se gratë dinë të bëjnë politikë më mirë se burrat.

Avantazhet dhe disavantazhet e Erion Veliajt. Shkullaku në “Opinion”: Po projektohet si pasardhës i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste

Postuar në 16 Prill, 2015 15:08

Në emisionin “Opinion” ku u diskutua mbi avantazhet dhe disavantazhet e dy kandidatëve të partive të mëdha për bashkinë e Tiranës, gazetari Armand Shkullaku renditi disa nga arsyet që çuan në përzgjedhjen e Erion Veliajt si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës. Shkullaku tha se Veliaj nuk ishte një emër i momentit të fundit, por i caktuar nga Rama shumë kohë më parë. Sipas Shkullakut Erion Veliaj është pjesë e një rrethi të afërt të zotit Rama  që kanë patur në plan që në vitin 2003 për të marrë Partinë Socialiste dhe për të drejtuar vendin.

Kandidimi i “papritur” i Veliajt. Në shtator 2014, kryeministri deklaroi se Veliaj do të ishte ministër deri në fund të mandatit!!!

Postuar në 16 Prill, 2015 13:27

“Mund t’ju them se Erjon Veliaj do të jetë ministër deri në fund të mandatit”. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të datës 4 shtator 2014 në emisionin “Top-Story”, risjellë në kujtesë nga “Panorama”(http://www.panorama.com.al/si-e-mohoi-rama-para-7-muajsh-kan...).

Mesazhi i ri nga Gjermania: Duam emigrantë, por vetëm “ata që na përshtaten”. “DW” shkruan se synohen emigrantë “nga vende të afërta me kulturën europiane kristiane”

Postuar në 16 Prill, 2015 12:58

Gjermania ka ndërmend të eksperimentojë një praktikë të re sa i përket emigrimit. Përfshirë këtu edhe atë që ministri i Brendshëm, Thomas de Maziere, e ka cilësuar si “marketimi i migracionit”. Në ndryshim nga sa kemi dëgjuar së fundmi, në apelin që zyrtarë gjermanë i drejtojnë shtetasve të huaj, përfshirë ata shqiptarë, mesazhet e fundit flasin për një nevojë ekonomike për emigrantë. Por “sipas një modeli të kontrolluar”. “migracionit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme