Avantazhet dhe disavantazhet e Erion Veliajt. Shkullaku në “Opinion”: Po projektohet si pasardhës i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste

Në emisionin “Opinion” ku u diskutua mbi avantazhet dhe disavantazhet e dy kandidatëve të partive të mëdha për bashkinë e Tiranës, gazetari Armand Shkullaku renditi disa nga arsyet që çuan në përzgjedhjen e Erion Veliajt si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës. Shkullaku tha se Veliaj nuk ishte një emër i momentit të fundit, por i caktuar nga Rama shumë kohë më parë. Sipas Shkullakut Erion Veliaj është pjesë e një rrethi të afërt të zotit Rama që kanë patur në plan që në vitin 2003 për të marrë Partinë Socialiste dhe për të drejtuar vendin. “Bashkia e Tiranës është tramplona për t’u ngritur politikisht dhe Veliaj po projektohet si pasardhës i Ramës në Partinë Socialiste”-ka theksuar Skullaku. Mohimi që Edi Rama i kishte bërë kandidimit të Veliajt për Tiranën në një intrevistë për Top Chanel Shkullaku tha se këtë fabul Rama e krijoi për të mos demotivuar pjesën tjetër të Partisë Socialiste. Shkullaku renditi edhe disavantazhet e Veliajt që sipas tij janë fallciteti, protagonizmi i tepruar dhe prekja aferat korruptive, ndërsa si avantazh ai sheh ambicjen e Veliajt dhe lidhjen e afërt me kryeministrin.
l.m
Comments
Heres tjeter shkrujeni emrin
<p>Heres tjeter shkrujeni emrin e Shkullakut ne titull,se me kurserni klikimin.</p>
koke e madhe ky Shkullaku, i
<p>koke e madhe ky Shkullaku, i parashikon te gjitha po asgje nuk i del...</p>
Add new comment