Besnik Aliaj sqaron përse ishte në krah të Halim Kosovës. Një ditë më parë kishte bërë thirrje në mbështetje të Gjergj Bojaxhiut

Postuar në 17 Prill, 2015 03:20

Në krah të Lulzim Bashës për prezantimin e Halim Kosovës si kandidat i opozitës, u shfaq dhe i përfoluri tjetër si kandidat, Besnik Aliaj. Një ditë më parë ai kishte kritikuar opozitën dhe kishte bërë thirrje që të mbështesë kandidatin e pavarur, Gjergji Bojaxhi. Pas daljes publike në krah të Kosovës, ai ka bërë këtë sqarim në facebook: “Pas takimit të 'Nismës për Tiranen' duke shkuar ne sheshin Skënderbej për shpalljen e kandidaturës së Z. Halim Kosova për kryetar Bashkie në Tirane si përfaqësues i Opozites! Me vjen mire qe Z. Kosova dhe Z. Basha më ftuan të ndaja me ta këtë moment. Kjo dëshmon se Opozita ka hapësirë për mendimin e shëndetshëm alternativ. Te shikosh gjerat jo me filtra bardhe e zi por me gjithe ngjyrat e spektrit qe ka realiteti, është një vlere e shtuar për këdo force politike bashkëkohore. Ndihem mirë! Ndërkohë unë do vijoj ta them mendimin tim te pavarur ashtu siç e mendoj e besoj dhe pa filtra. Për këtë kam luftuar gjithë jetën! Natyrisht do qëndroj institucional ne respekt te vendimeve qe merr shumica ne familjen time politike ku besoj. Sot është ditë e bukur. Urime dhe sukses miku im Halim. Do kesh mbështetjen time në fushate e me pas në qeverisjen e Tiranës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.