Arkiv-Lajme

Putin i hapur para SHBA-ve: “Kemi mosmarrëveshje, por kemi dhe axhendë të përbashkët”

Postuar në 18 Prill, 2015 11:30

Rusia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pavarësisht “disa mosmarrëveshjeve mbi tema të ndryshme të axhendës ndërkombëtare”,  është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin. Deklaratën publike e ka bërë vetë lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një transmetimi televiziv. Sipas burimeve që e raportojnë këtë informacion, agjencisë Interfaks dhe Ansa, Putin ka theksuar se SHBA dhe Rusia kanë një “axhendë të përbashkët”.

Mustafa Nano: Maqedonia më e brishtë ndaj fanatizmit fetar

Postuar në 18 Prill, 2015 10:56

“Në ditët tona ka ende fanatikë në ndonjë skutë të humbur, por kjo është sëmundje që moleps vetëm njerëz të ulët. Në Francë, arsyeja hedh rrënjë, si në dyqanet e tregtarëve, ashtu edhe vilat e zotërinjve. Ne duhen t’i kultivojmë frytet e saj, ca më tepër që nuk i pengon dot kush të rriten. Franca e ditëve tona nuk mund të qeveriset si në kohën e Garasit dhe priftit Meno. Sepse mbi të kanë hedhur dritë Paskali, Nikola, Arnoi, Bosyé, Dekarti, Gasendi, Bejli, Fontëneli etj”.

“B92” publikon deklaratën e Vuçiç: Thaçit nuk i është hequr akuza, do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

Postuar në 18 Prill, 2015 10:01

Duke iu referuar “B92” gazeta “Express” raporton se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar që do të arrestojnë Hashim Thaçin nëse shkon në Serbi pasi për të ka një fletë-arresti. “Ligjet ekzistojnë ende dhe ne do ta arrestojmë Thaçin nëse vjen këtu”, deklaroi Vuçiç. I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiq tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Eksperti për politikat në Ballkan, Daniel Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve! Nuk mund të ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë

Postuar në 18 Prill, 2015 09:20

Profesor Daniel Serwer, eksperti i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë  që ka pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore  në Washington Spring School, ka thënë , “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”. Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof  Server, është i shumë vonuar dhe i pa justifikueshëm nga Evropa. Në takimin me studentët që po udhëhiqet nga prof Dr.

Largohen 8 deputetë nga Kuvendi pasi do garojnë në zgjedhjet lokale, ja emrat e rinj që do t’u zënë vendin

Postuar në 18 Prill, 2015 09:08

Tetë deputetë të rinj pritet të hyjnë në Kuvend. Gjithçka ka të bëjë me nisjen e fushatës elektorale dhe regjistrimin zyrtar të kandidatëve për zgjedhjet 21 qershorit në KQZ. “Panorama online” shkruan se nga radhët e shumicës së majtë pritet të hyjnë në Kuvend katër deputetë të rinj. Sipas Kodit Zgjedhor, në rast se nga lista shumemërore largohet një femër, ajo zëvendësohet brenda të njëjtës gjini.

Diskutimi i pafilluar për taksat e vitit 2016, Luan Bregasi e Gjergj Buxhuku thonë për “Monitor” se kërkesat e tyre ende nuk janë marrë parasysh në paketën fiskale të këtij viti

Postuar në 18 Prill, 2015 08:12

“Monitor” shkruan se ndërsa Ministria e Financave ka nisur punën për paketën fiskale të vitit të ardhshëm, sipërmarrjet në pamje të parë nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë ministrisë. Për “Monitor”, përfaqësuesit e dy shoqatave kryesore thonë se ministria i ka kërkesat në tavolinë. Flitet për kërkesat e paplotësuara, të cilat u prezantuan në fund të 2014-s. Pyetjes së “Monitor”, nëse kanë dërguar sugjerimet për paketën 2016, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i përgjigjet se, “asnjë sugjerim i fundit nuk është bërë”.

Protesta në Kosovë, opozitarët para Gjykatës Kushtetuese ngjyrosin murin me të zezë. Thaçi inspekton situatën, policia thotë se gjithçka është nën kontroll

Postuar në 18 Prill, 2015 07:58

Protestuesit opozitarë kanë kryer aksionin e parë para Gjykatës Kushtetuese, një mur të së cilës e kanë ngjyrosur me të zezë, dhe tashmë janë nisur në drejtim të KEDS-it, raportojnë mediat në Kosovë. Protestuesit kishin paralajmëruar aksione simbolike në secilën nga pikat që do të ndaleshin gjatë marshit të tyre. Ndërsa KTV dhe ARTA TV kanë përcjell “live” ngjarjet me protestën.

Australi/ Policia arreston dy 18 vjeçarë të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste në Melburn

Postuar në 18 Prill, 2015 04:46

“AFP” raporton se policia australiane ka njoftuar sot se kishte arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve dyshohen për projektimin e kryerjes së akteve terroriste në Melburn, veçanërisht gjatë një ceremonie përkujtimore kombëtare më 25 prill. Policia theksoi se në kuadër të një operacioni, janë kryer kontrolle banesash në Melburn, në juglindje të Australisë, nga një njësi antiterroriste dhe dy personat të moshës 18 vjeç u arrestuan për aktivitete të lidhura me terrorizmin.

Gara për Tiranën, Erion Veliaj në “Bllok” merr një takim 50 minutësh me Pandeli Majkon

Postuar në 18 Prill, 2015 04:24

 “News 24” raporton se kandidati i mazhorancës për kryeqytetin, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me Pandeli Majkon, një nga rivalët e tij në garën për kandidim. Veliaj është takuar me Majkon në një nga lokalet në zonën e ish- Bllokut. Deputeti Majko ishte një ndër pretendentët e të majtës për të kandiduar për Bashkinë e kryeqytetit. Ditën kur u zyrtarizua kandidatura e Veliajt, Majko pyeti se kush do jetë në stafin e Veliajt. Rama iu përgjigj se do jenë të gjithë deputetët e Tiranës. Takimi mes Veliajt e Majkos mësohet se ka zgjatur rreth 50 minuta por nuk dihen detajet e bisedës.

Revista "Java", Servet Pëllumbi jo optimist për të majtën në zgjedhje: Mungon transparenca dhe kjo ka shkaktuar probleme në raportet e qendrës me bazën

Postuar në 18 Prill, 2015 04:13

Servet Pëllumbi, që njihet dhe si profesori i të majtës, nuk duket shumë optimist për të majtën në këto zgjedhje. Duke folur për revistën “Java”, ai ka shprehur rezerva për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët. Pëllumbi shtoi se shpreson tek një instinkt vetëmbrojtës i PS për të fituar zgjedhjet. “Në rastin më të mirë pyeten deputetët, të cilët rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk konsultohen me zgjedhësit e tyre, duke u justifikuar se tani nuk janë deputetë zonash. Organizatat, kryesitë dhe asambletë në PS nuk u pyetën si duhet as për kandidaturat e 61 bashkive të ardhshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme