Eksperti për politikat në Ballkan, Daniel Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve! Nuk mund të ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë

Postuar në 18 Prill, 2015 09:20

Profesor Daniel Serwer, eksperti i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë  që ka pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore  në Washington Spring School, ka thënë , “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”. Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof  Server, është i shumë vonuar dhe i pa justifikueshëm nga Evropa. Në takimin me studentët që po udhëhiqet nga prof Dr. Faton Bislimi, në ligjëratën e tij Daniel Serwer, duke folur për zhvillimet në Kosovë ka thënë se hapja e kufijve në Ballkan është hapje e “Kutisë së Pandorës”.- “Nuk mund të ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë, ndryshimi i kufijve është hapje e Kutisë se Pandorës dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë”, ka thënë Serwer.

 

http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/54363-serwer-evropa-ka-qasje-raciste-ndaj-shqiptareve.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.