Largohen 8 deputetë nga Kuvendi pasi do garojnë në zgjedhjet lokale, ja emrat e rinj që do t’u zënë vendin

Postuar në 18 Prill, 2015 09:08

Tetë deputetë të rinj pritet të hyjnë në Kuvend. Gjithçka ka të bëjë me nisjen e fushatës elektorale dhe regjistrimin zyrtar të kandidatëve për zgjedhjet 21 qershorit në KQZ. “Panorama online” shkruan se nga radhët e shumicës së majtë pritet të hyjnë në Kuvend katër deputetë të rinj. Sipas Kodit Zgjedhor, në rast se nga lista shumemërore largohet një femër, ajo zëvendësohet brenda të njëjtës gjini.

Nga kandidimi i Armando Subashit për Bashkinë e Fierit, vendi i tij pritet t’i kalojë kryetarit të PS të Lushnjës, Bujar Çela, i cili është i 11­ti në listën shumëmërore. Me largimin e Artur Bushit për të kandiduar për Bashkinë e Krujës, mandati i tij pritet t’i kalojë Shkëlqim Troplinit. Në qarkun e Durrësit PS është gjobitur për mosrespektim të kuotave gjinore, por duke qenë se në listë nuk ka kandidate femra përveç Esmeralda Shkjaut, e cila është aktualisht në Kuvend, mandati i kalon pasuesit në listë që është Shkëlqim Troplini. Po ashtu, edhe dy zonja të reja pritet t’i shtohen maxhorancës së majtë. Nga dorëheqja e Majlinda Bufit, mandati i deputetes së PS­së në qarkun e Fierit do t’i kalojë Antoneta Dhimës. Ndërsa nga largimi i Miranda Rirës së LSI­së, mandati i saj do t’i kalojë pasueses femër në listë, Edlira Çekrezi.

Edhe opozita pritet të ketë ndryshime në grupin e saj, duke shtuar tri zonja të reja në Parlament. Me garën e kryeqytetit dhe dorëheqjen e mjekut Halim Kosova, mandati i tij pritet t’i kalojë Asllan Dogjanit. Në Tiranë PD nuk ka marrë gjoba për kuotat gjinore, dhe për këtë arsye mandati i Kosovës i kalon pasuesit në listën e PD. Ndërkaq, mandati i kandidates për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, pritet të sjellë në Kuvend kandidaten femër Irma Kopliku (Alushi).  Ndryshime do të sjellë largimi i Ardian Turkut për Bashkinë e Elbasanit, pasi mandati i tij nuk i kalon pasuesit në listë, Dashnor Sulës, por kandidates së gjashtë në listë, Arbjola Halimi. Një zonjë tjetër pritet t’u bashkohet demokratëve nga dorëheqja e deputetit të Tropojës, Besnik Dushaj. Në këtë qark PD është gjobitur për mosrespektim të kuotave gjinore dhe mandati i tij do t’i kalojë kandidates së 5 në listë, Mimoza Hajdarmatajt.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Po Gopiola Cicianit kur do t&#39;i vije rradha?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.