Revista "Java", Servet Pëllumbi jo optimist për të majtën në zgjedhje: Mungon transparenca dhe kjo ka shkaktuar probleme në raportet e qendrës me bazën

Servet Pëllumbi, që njihet dhe si profesori i të majtës, nuk duket shumë optimist për të majtën në këto zgjedhje. Duke folur për revistën “Java”, ai ka shprehur rezerva për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët. Pëllumbi shtoi se shpreson tek një instinkt vetëmbrojtës i PS për të fituar zgjedhjet. “Në rastin më të mirë pyeten deputetët, të cilët rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk konsultohen me zgjedhësit e tyre, duke u justifikuar se tani nuk janë deputetë zonash. Organizatat, kryesitë dhe asambletë në PS nuk u pyetën si duhet as për kandidaturat e 61 bashkive të ardhshme. Mungon transparenca dhe kjo ka shkaktuar probleme serioze në raportet e qendrës me bazën e partisë. Mbetet për të shpresuar tek ‘instinkti vetëmbrojtës’ i PS dhe elektoratit të saj, masiv dhe të qëndrueshëm”-thekson Pëllumbi për revistën "Java".
Marrë nga Revista "Java"
Add new comment