Diskutimi i pafilluar për taksat e vitit 2016, Luan Bregasi e Gjergj Buxhuku thonë për “Monitor” se kërkesat e tyre ende nuk janë marrë parasysh në paketën fiskale të këtij viti

Postuar në 18 Prill, 2015 08:12

“Monitor” shkruan se ndërsa Ministria e Financave ka nisur punën për paketën fiskale të vitit të ardhshëm, sipërmarrjet në pamje të parë nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë ministrisë. Për “Monitor”, përfaqësuesit e dy shoqatave kryesore thonë se ministria i ka kërkesat në tavolinë. Flitet për kërkesat e paplotësuara, të cilat u prezantuan në fund të 2014-s. Pyetjes së “Monitor”, nëse kanë dërguar sugjerimet për paketën 2016, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i përgjigjet se, “asnjë sugjerim i fundit nuk është bërë”. Ai kujton se një pjesë e mirë e kërkesave të bëra vetëm pak muaj më parë janë ende të vlefshme për ekspertët e financave, pasi nuk u morën parasysh në paketën fiskale të këtij viti. Edhe Biznes Abania evokon kërkesat e paplotësuara nga paketa e propozimeve të muajve të fundit të vitit 2014. Sipas Presidentit të saj, Luan Bregasi, shumë kërkesa janë marrë parasysh, por mjaft prej tyre janë aktuale, dhe mundësia është që të vlerësohen këtë vit. Sipas “Monitor” të dy përfaqësuesit ritheksojnë se qeveria ka hapësira të rrisë të ardhurat duke luftuar informalitetin në vend të rritjes së taksave. Gjergj Buxhuku është shprehur më parë, se “ekonomia shqiptare, me shmangie fiskale prej pothuajse 50% të PBB-së dhe vlerë absolute prej rreth 10 miliardë dollarësh jep mundësi të qarta për rritje të ardhurash në biznes vetëm me miradministrim”.

 

http://www.monitor.al/diskutimi-i-pafilluar-per-taksat-e-vitit-2016-2/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.