Arkiv-Lajme

Shkodër, Bazhdari uron rivalen Ademi dhe u përgjigjet disa zërave nga PD. “Velipojën do ta shpall qytetin e dytë të kësaj bashkie”, thotë ajo

Postuar në 17 Prill, 2015 10:42

Kandidatja e së majtës për bashkinë Shkodër Keti Bazhdari, i ka uruar konkurrentes së saposhpallur nga PD-ja, Voltana Ademi, “fat dhe suksese” përmes një postimi të gjatë në facebook. Bazhdari bën thirrje për një fushatë sa më pozitive e civile “duke qëndruar larg klisheve banale e pengmarrëse me deklarata e veprime që përhapin panik ndër njerëz, relativizojnë vlerat dhe orientojnë gabim elektoratin”.

Vangjel Dule i del në krah Janullatosit kundër Blushit: Të drejtat e minoritetit për të përdorur gjuhën amtare të sanksionuara në kushtetutë

Postuar në 17 Prill, 2015 08:56

PBDNJ i ka dalë në krah Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, duke sulmuar Ben Blushin, i cili pak ditë më parë ishte ankuar përse ky i fundit nuk i zhvillonte meshat në Shqip. Blushi tha se Anastasi ka pasur kohë 23 vjet për të mësuar shqip, por nuk e ka bërë këtë gjë.

Nard Ndoka ikën nga koalicioni me PD! Salvador Kaçaj: Do kandidoj për demokristianët në Lezhë

Postuar në 17 Prill, 2015 07:51

Salvador Kaçaj, kryetari i Komunës së Shëngjinit, pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, deklaroi se do të garojë për Partinë Demokristiane në Bashkinë e Lezhës. Kaçaj, që kishte kërkuar të kandidonte për PD-në, tha se ka votat për të fituar. Ndërkohë Partia Demokristiane duket se tashmë do të bëjë ‘divorc” nga koalicioni me Partinë Demokratike. Në një intervistë për “Ora News”, Nard Ndoka, kreu i kësaj partie, tha se tashmë shanset për bashkëpunim me PD-në janë zero. “PD nuk i merr në konsideratë aleatët. Ka mungesë respekti për aleatët.

Rrëzohet Byroja Kombëtare e Hetimit, Gjykata e shpall antikushtetuese

Postuar në 17 Prill, 2015 07:39

Gjykata Kushtetuese shpalli si të papajtueshëm me ligjin e Policisë së Shtetit ngritjen e strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet për të pasur këtë organ hetimor duhet të ndalen. Njoftimi u dha nga vetë Kushtetuesja në faqen e saj zyrtare, ndërkohë që nuk dihen ende se cilat janë argumentet e kësaj gjykate për konsiderimin si “antikushtetues” të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shmangia e incidenteve, mediat serbe thonë se Thaçit i është ofruar nga disa vende europiane një helikopter për ta çuar në konferencën e Beogradit

Postuar në 17 Prill, 2015 06:32

Në një raportim të “Express” thuhet se Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime europiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill. Por, nga autoritetet e atjeshme kanë ardhur sinjale refuzuese. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ai do të arrestohet nëse shfaqet në kryeqytetin serb. Mediat serbe kanë bërë të ditur se Thaçit i është ofruar nga disa vende europiane edhe në helikopter për të çuar drejt Beogradit, në mënyrë që të shmangen incidentet eventuale gjatë rrugës.

Dhuna në Kuvend/ Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Ndreun e Ndokën, pritet të jepet pretenca

Postuar në 17 Prill, 2015 06:10

Sot është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për çështjen e Ndreut dhe Ndokës. Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisi pas kallëzimit të dorëzuar më 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD­së. Kallëzimi thotë se më 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës deputetin demokrat Genc Strazimiri. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar deputeti Paulin Stërkaj dhe një oficer i Gardës së Republikës.

Presidenti rihap garën për Gjykatën e Lartë pasi Kuvendi i rrëzoi dekretet

Postuar në 17 Prill, 2015 05:57

Presidenti Nishani rihap garën për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, pasi më 9 prill Kuvendi rrëzoi kandidaturat e Markelian Koçës dhe Fuat Vjerdhës të propozuara nga kreu i shtetit. Presidenti njofton sot vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

Meta thotë se kandidatura e Veliaj është e spikatur: Meriton mbështetjen tonë, kam konsideratë dhe për Kosovën

Postuar në 17 Prill, 2015 05:16

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësoi sot kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj si “një kandidaturë gjithëpërfshirëse dhe të spikatur”. Kryeparlamentari shprehu po ashtu konsideratë për kandidatin e opozitës, Halim Kosova, ndërsa vlerësoi se përfshirja e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit e bën garën më demokratike.“Kandidatura  e z. Veliaj është mjaft e spikatur dhe ajo meriton gjithë mbështetjen tonë.

Një Shqipëri e Madhe e boshatisur. Një opinion në “Euobserver” për “paradoksin” shqiptar të nacionalizmit në shtete të dështuara

Postuar në 17 Prill, 2015 04:49

“Euobserver” i ka lënë sot hapësirë opinionit të Fedia Pavloviç, student filozofie në Universitetin e Leuvenit. Pavloviç shkruan për idenë e Shqipërisë së Madhe, pompuar së fundmi në media nga një deklaratë e kryeministrit shqiptar. Nuk thuhet se cilat janë kredencialet e Pavloviç në njohjen e realiteteve shqiptare, por një pikë e opinionit të tij, është objektive. Dhe kjo është diferenca mes shpalljeve të tilla për bashkim territorial me përvojën shtetërore dhe menaxhuese në Shqipëri dhe në Kosovë.

Rama në Vlorë te forumi ‘Europa, qëllimi është rruga’: Mospërfshirja e Ballkanit në proces, dobëson BE-në. Fleckenstein: Reformat e nisura, mbresëlënëse

Postuar në 17 Prill, 2015 04:12

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në forumin me temë ‘Europa, qëllimi është rruga’ i cili i zhvillon punimet në Vlorë Në këtë forum është i pranishem dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Josef Weidenholzer. Ne  fjalën e tij Kryeministri Ram u shpreh se, “procesi i integrimit instrument unik”. Sipas kreut të qeverisë ky proces është një instrument i pazëvendësueshëm për transformim politik. Nga ana e tij Fleckenstein theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma dhe se procesi i integrimit i përket të gjithëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme