Nard Ndoka ikën nga koalicioni me PD! Salvador Kaçaj: Do kandidoj për demokristianët në Lezhë

Postuar në 17 Prill, 2015 07:51

Salvador Kaçaj, kryetari i Komunës së Shëngjinit, pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, deklaroi se do të garojë për Partinë Demokristiane në Bashkinë e Lezhës. Kaçaj, që kishte kërkuar të kandidonte për PD-në, tha se ka votat për të fituar. Ndërkohë Partia Demokristiane duket se tashmë do të bëjë ‘divorc” nga koalicioni me Partinë Demokratike. Në një intervistë për “Ora News”, Nard Ndoka, kreu i kësaj partie, tha se tashmë shanset për bashkëpunim me PD-në janë zero. “PD nuk i merr në konsideratë aleatët. Ka mungesë respekti për aleatët. PD ndryshe thuhet në negociata dhe ndryshe vendoset për kandidatët”, tha Ndoka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.