Rrëzohet Byroja Kombëtare e Hetimit, Gjykata e shpall antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese shpalli si të papajtueshëm me ligjin e Policisë së Shtetit ngritjen e strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet për të pasur këtë organ hetimor duhet të ndalen. Njoftimi u dha nga vetë Kushtetuesja në faqen e saj zyrtare, ndërkohë që nuk dihen ende se cilat janë argumentet e kësaj gjykate për konsiderimin si “antikushtetues” të Byrosë Kombëtare të Hetimit. "Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, Gjykata Kushtetuese vendosi shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, thuhet në faqen zyrtare. Në fakt, në muajin tetor ligji u dërgua në Kushtetuese pasi u konsiderua nga deputetët e opozitës se prekte kompetencat e prokurorisë në rast se pranohej ngritja e BKH-së pas ndryshimeve që iu bënë ligjit për Policinë e Shtetit.
Comments
Star Trekët shqiptarë???
<p>Star Trekët shqiptarë???</p>
Add new comment