Vangjel Dule i del në krah Janullatosit kundër Blushit: Të drejtat e minoritetit për të përdorur gjuhën amtare të sanksionuara në kushtetutë

Postuar në 17 Prill, 2015 08:56

PBDNJ i ka dalë në krah Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, duke sulmuar Ben Blushin, i cili pak ditë më parë ishte ankuar përse ky i fundit nuk i zhvillonte meshat në Shqip. Blushi tha se Anastasi ka pasur kohë 23 vjet për të mësuar shqip, por nuk e ka bërë këtë gjë. Ndërsa në një deklaratë të saj për mediat, PBDNJ e udhëhequr nga Vangjel Dule theksonte se “në kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Orthodhokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar.” Sipas partisë së Dules “Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e kishës Orthodhokse në vend përbejnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket përbërjen e grigjës të kësaj kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre.” Dule nënvizon se: “Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga ana e Kryepiskopit  Anastas, kanë garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e kishës, duke ruajtur konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj.” PBDNJ e paralajmëronte Blushin “për më shumë seriozitet dhe vetëpërmbajte në trajtimin e çështjeve të kësaj natyre, informimin real dhe kompetent të opinionit dhe jo shpifje dhe gënjeshtra. Shërbimi më i mirë që mund ti bëjmë simbiozës harmonike ndër-fetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në kushtetutë.”

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Per çfare minoriteti flet ky?! Jemi ne Derviçian apo ne Tirane?! Apo jemi ne Greqi?! Mos i duket edhe Tirana si minoritare ketij trapit?!&nbsp;</p>

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Juve ju lumte, gjeni shesh e beni pershesh. Me keta palaco qe qeverisin qe nga 91 e ketej, keni shume te drejte. Edhe une te isha...</p>

Submitted by Artani (not verified) on

<p>Shqiptarët në Shqipëri i duken minoritet këtij dullës?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.