Shmangia e incidenteve, mediat serbe thonë se Thaçit i është ofruar nga disa vende europiane një helikopter për ta çuar në konferencën e Beogradit

Në një raportim të “Express” thuhet se Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime europiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill. Por, nga autoritetet e atjeshme kanë ardhur sinjale refuzuese. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ai do të arrestohet nëse shfaqet në kryeqytetin serb. Mediat serbe kanë bërë të ditur se Thaçit i është ofruar nga disa vende europiane edhe në helikopter për të çuar drejt Beogradit, në mënyrë që të shmangen incidentet eventuale gjatë rrugës. Por duket se një vizitë të tillë e kanë të vështirë ta pranojnë autoritete në Serbi, të cilët nuk janë të gatshëm që të pranojnë Thaçin, për të cilin në Serbi ekziston edhe një flet arresti.
Add new comment