Arkiv-Lajme
Duka për “Ora Skaner” zbardh seancën gjyqësore në KAS: Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do riluhet, na takon fitorja. Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dha një shpjegim të gjatë për “Ora Skaner” pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës. Sipas tij, “pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv”. Duka tha se “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy shkallët e gjykuara më parë, pritet të merret para qershorit”. Edhe pse ka ende kohë për të parë vendimin e plotë të zbardhur nga KAS, Duka tha se “një gjë është e sigurt, që ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të përsëritet.
Muzafer Korkuti në “KosovaPress”: E vonuar hartimi i abetares së përbashkët, mësimi i historisë së popullit shqiptar të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare
Bashkëpunimi mes dy akademive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të rritet, por jo të shkrihen në një të vetme. Kështu thotë në një intervistë për “KosovaPress”, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti. E quan të vonuar hartimin e abetares së përbashkët, derisa thotë se mësimi i historisë së popullit shqiptar duhet të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare. Shprehet se padrejtësitë ndaj shqiptarëve kanë mbaruar, derisa për UÇK-në thotë se nuk bëri krime.
Radio “Evropa e Lirë” thotë se Kosova kërkohen donacione, ndërkohë që rreth 1.9 miliard euro të saj ndodhen në tregjet jashtë vendit
Në transmetimin e saj radio “Evropa e Lirë” thotë se Kosova vazhdimisht kërkon donacione dhe investime të huaja, kurse vetë institucionet e Kosovës kanë rreth 1.9 miliard euro, të cilat mbahen në tregjet financiare ndërkombëtare. Rreth 1. 2 miliard euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në 61 shtete të botës, apo në afër 2000 emetues botërorë.
Botohet libri i ish-kreut të Shërbimit grek të Inteligjencës: Britanikët zyra rekrutimi në Athinë dhe baza në Korint e Korfuz kundër regjimit të Enver Hoxhës
“Pyes veten sa të rinj nga zona e Kifisias që u bie të kalojnë rregullisht nga rruga “Othonos” me shtëpitë aristokrate të një epoke tjetër e dinë se pas luftës së Dytë Botërore diku atje ekzistonte një bazë stëvitore e kundërshtarëve të regjimit në Shqipëri. Zyra e MI6 në Athinë që drejtohej nga Pat Whinney luajti një rol ndihmues në këtë operacion. Në Kifisia (vila “Maneta”) shërbeu si qendër e rekrutimit të shqiptarëve.
Goldstein për “Zëri i Amerikës” : Strategjia e Bankës Botërore për Kosovën, kthimi i rritjes ekonomike
Drejtuesja e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein deklaron se strategjia e institucionit që drejton për Kosovën është që të fokusohet tek kthimi i rritjes ekonomike, dhe nga kjo rritje të përfitojnë të gjithë, përfshirë të varfërit.
Gjykatësi i Kavajës nën akuzë për fshehje të pasurisë. Nuk ka deklaruar 41 transferta bankare, blerjen e një apartamenti dhe llogarinë e pagës
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Nga verifikimi i dokumentacionit lёshuar nga institucionet bankare, rezulton se subjekti deklarues, nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare pranё Bankën xxxxx, qё nga viti 2005 e nё vazhdim. Likuiditeti cash, nё fund tё vitit 2013 rezulton tё jetё nё vlerёn 3.130.000 lekё.
“Ringjallja” e hekurudhave në Shqipëri ka kosto 600 milion dollarë
Rrjeti hekurudhor shqiptar është amortizuar së tepërmi dhe një “ringjallje” e tij vlerësohet se ka kosto rreth 600 milion dollarë. Në kushtet e pamundësisë për të mbështetur investimin në këtë sektor përmes buxhetit të shtetit, drejtuesit e saj shohin si të vetmen zgjidhje mbështetjen financiare nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për “Ora News”, Genc Alizoti, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave thotë se nëse deri dje Bashkimi Europian është përqëndruar në mbështetjen e projekteve rrugore, tashmë ka ardhur koha e adresimit të vëmendjes nga hekurudhat.
Legalistët shpresojnë për një koalicion me PD. Të hapura opsionet që PLL të dalë e vetme në zgjedhje ose të përfshirjet në një koalicion tjetër
Një tjetër aleat i Partisë Demokratike është duke parë opsionin e daljes e vetme në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit ose e përfshirjes në një aleancë më dinjitoze për ambicjet e saj politike.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendosi që në varësi të ecurisë së negociatave apo rrethanave të tjera që mund të krijohen, të marrë vendimin përkatës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 Qershorit sipas këtyre prioriteteve:
Frenimi i emigracionit, MB: Policia Kufitare kthen çdo ditë mesatarisht 185 persona
Ashtu si Kosova, edhe Shqipëria po përballet me problemin në rritje të emigrimit masiv. Janë me mijëra shqiptarë që janë dyndur drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve shqiptare e europiane. Tashmë ministria e Brendshme ka një shifër zyrtare të personave që u refuzohet çdo ditë hyrja në hapësirën “shengen”.
Një ditë pas protestës antiqeveritare, Haradinaj filmohet në kafene me kryeministrin Isa Mustafa
Një ditë më parë kreu i AKK-së në Kosovë Ramush Haradinaj ishte në protestë kundër qeverisë së Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Megjithatë, mediat sot kanë publikuar pamje ku ai shfaqet duke pirë kafe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Pamjet filmike të realizuara nga “Kosovapress” kanë shkaktuar diskutime në median në Kosovë. Sipas kësaj agjencie, anëtarët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe.