Frenimi i emigracionit, MB: Policia Kufitare kthen çdo ditë mesatarisht 185 persona

Postuar në 19 Prill, 2015 09:18

Ashtu si Kosova, edhe Shqipëria po përballet me problemin në rritje të emigrimit masiv. Janë me mijëra shqiptarë që janë dyndur drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve shqiptare e europiane. Tashmë ministria e Brendshme ka një shifër zyrtare të personave që u refuzohet çdo ditë hyrja në hapësirën “shengen”.

Referuar shifrave zyrtare të ministrisë së Brendshme, publikuar nga “Top Channel”, rezulton se të paktën 185 shqiptarëve në ditë u refuzohet hyrja në hapësirën “shengen” nga vetë autoritetet vendase. Në total, për 10 ditët e fundit numri i personave të ndaluar arrin në 1 mijë e 850 persona.  Përveç thirrjeve të autoriteteve për të mos ndërmarrë një hap të tillë, në media janë publikuar edhe imazhe të kushteve që ofrojnë kampet ku priten emigrantët por këto përpjekje duket se nuk kanë dhënë efektin e pritshëm deri më tani.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=297219#k1

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.