“Ringjallja” e hekurudhave në Shqipëri ka kosto 600 milion dollarë

Rrjeti hekurudhor shqiptar është amortizuar së tepërmi dhe një “ringjallje” e tij vlerësohet se ka kosto rreth 600 milion dollarë. Në kushtet e pamundësisë për të mbështetur investimin në këtë sektor përmes buxhetit të shtetit, drejtuesit e saj shohin si të vetmen zgjidhje mbështetjen financiare nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për “Ora News”, Genc Alizoti, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave thotë se nëse deri dje Bashkimi Europian është përqëndruar në mbështetjen e projekteve rrugore, tashmë ka ardhur koha e adresimit të vëmendjes nga hekurudhat.
http://www.oranews.tv/ekonomi/be-te-ktheje-syte-nga-hekurudhat-duhen-600-milion-euro-te-mos-vdese/
n.k
Add new comment