Botohet libri i ish-kreut të Shërbimit grek të Inteligjencës: Britanikët zyra rekrutimi në Athinë dhe baza në Korint e Korfuz kundër regjimit të Enver Hoxhës

Postuar në 19 Prill, 2015 14:42

“Pyes veten sa të rinj nga zona e Kifisias që u bie të kalojnë rregullisht nga rruga “Othonos” me shtëpitë aristokrate të një epoke tjetër e dinë se pas luftës së Dytë Botërore diku atje ekzistonte një bazë stëvitore e kundërshtarëve të regjimit në Shqipëri. Zyra e MI6 në Athinë që drejtohej nga Pat Whinney luajti një rol ndihmues në këtë operacion. Në Kifisia (vila “Maneta”) shërbeu si qendër e rekrutimit të shqiptarëve. Në Korfuz (vila “Bibeli” në veri të ishullit" MI6 instaloi një stacion komunikimi me të dërguarit në Shqipëri që udhëhiqeshin  nga Alan Hare, që e njihte territorin nga vitet e luftës. Në Ishujt e Qetë në Korint, shërbimet britanike kishin ngritur një bazë transmetimi dhe propagande kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe qeverive të tjera komuniste. Nga vitet 1950-1954 Ishujt e Qetë kaluan nën kontrollin e CIA-s”. Ky është një fragment i shkëputur nga libri me titull “Veprimi Sekret” me autor 73 vjeçarin Pavlo Apostolidi, ish-kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës greke ku flitet sesi britanikët menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ngritën zyra në disa pika të Greqisë, si Athinë, Korfuz dhe Korint, madje duke rekrutuar edhe shqiptarë që ishin kundërshtarë të udhëheqësit komunist.

 

http://www.protothema.gr/city-stories/article/468107/ena-tax...

l.m

Comments

Submitted by Afroviti (not verified) on

<p>Ia ngriten bazat e pergjimeve dhe te stervitjeve ne Greqi dhe Jugosllavi, ne Libi dhe Itali, ne Gjermani dhe ne Qipro dhe i rruajten trapin. Ua shkerdheu para dhe mbrapa atyre qe i ngriten dhe minjve te tyre qe i nisnin ne Shqiperi per te vrare vellezerit e vet. Na pelqen apo sna pelqen, kjo eshte e verteta.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.