Legalistët shpresojnë për një koalicion me PD. Të hapura opsionet që PLL të dalë e vetme në zgjedhje ose të përfshirjet në një koalicion tjetër

Postuar në 19 Prill, 2015 10:09

Një tjetër aleat i Partisë Demokratike është duke parë opsionin e daljes e vetme në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit ose e përfshirjes në një aleancë më dinjitoze për ambicjet e saj politike.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendosi që në varësi të ecurisë së negociatave apo rrethanave të tjera që mund të krijohen, të marrë vendimin përkatës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 Qershorit sipas këtyre prioriteteve:

1. Vazhdimin e negociatave me Partinë Demokratike për pjesëmarrje në një koalicion të përbashkët ku Partisë “Lëvizja e Legalitetit” do t’i garantohet e drejta e saj për proporcionalitet dhe garanci në numërimin e votave.

2. Eksplorimin e çdo mundësie, që PLL, për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 të bëhet pjesë e një koalicioni tjetër që garanton dinjitet dhe integritet.

3. Garimin e PLL më vete për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë në të gjitha ato bashki ku Kodi Zgjedhor e mundëson një gjë të tillë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.