Arkiv-Lajme
Ambasadori Lu takon Ismail Kadarenë. Një flamur shqiptar do ngrihet mbi Capitol Hill për nder të tij
Është një diplomat që ka patur një vit kohë dhe ka vendosur të mësojë shqipen në kohë rekord, para se të merrte detyrën zyrtarisht. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu nuk mund të humbiste rastin për të takuar një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. “Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,” thotë Lu.
A duhet çliruar edhe Ben Blushi nga "barra e kontratës me PS"?
Me fjalimin për “Funeralin e Rilindjes” Ben Blushi parashkroi distancimin nga ekipi i socialistëve që mbështesin Edi Ramën në programin e rimëkëmbjës së vendit përmes asaj që rëndom artikulohet si Rilindje Shqiptare. Blushi nuk I kurseu kritikat e mprehta për qeverinë dhe përfaqësuesit e saj, shumë prej të cilave në rrjeshta i adresoheshin njëshit të Partisë Socialiste dhe rrethit që ai ka rrotull vetes.
Reportazhi, braktisje masive nga Levani drejt Gjermanisë. “Na kanë ikur dhe nga administrata”, thotë kreu i komunës
Një reportazh i A1 Report në Levan të Fierit, zbulon se gati gjysma e banorëve të këtij fshati janë larguar për shkak të papunësisë dhe vështirësive ekonomike, drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE. Banorët shprehen se gjendja ekonomike i detyron familjet të marrin rrugën e largët, duke shitur shtëpitë dhe tokat. Të tjerë thonë se kushtet në Gjermani nuk janë të mira, dhe ky shtet nuk të mban më shumë se muaj, e më pas i kthen në vendet e origjinës. Në masë të madhe është larguar sidomos komuniteti rom në Levan.
Trukuan ndeshjet, dënohen më 6 muaj pezullim tre futbollistë. Po presidentët e klubeve nuk dinin gjë?
Ka vendosur të ndërmarrë dënime “drastike” Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Komisioni ka dënuar sot me 6 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportiv portierin e Flamurtarit, Ilion Lika.
Byroja e Hetimit, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim një organ të fuqishëm hetimor, pas vërejtjeve të Kushtetueses ligji mund të përshtatet
Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin mbi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratuar nga parlament me votat e mazhorancës, ka dhënë reagimin e saj edhe ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një zëdhënësi, ambasada ka deklaruar për Zërin e Amerikës se ajo “mbështet krijimin e një organi ligjzbatues me kapacitete të avancuara hetimore dhe autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar në nivelet më të larta, për çka zyrtarë të FBI së fundi ishin në Tiranë.
Përgatisnin sulm terrorist në Melburn, pranga grupit të të dyshuarve, mes tyre një shqiptar 18 vjeçar nga Maqedonia
Një grup prej gjashtë personash po përgatisnin një sulm rreth datës 25 prill, në Melburn të Australisë, dhe drejtoheshin nga Sevdet Besimi, një 18-vjeçar shqiptar nga Maqedonia. Besimi u arrestua pas një operacioni të madh policor dhe aktualisht po mbahet në paraburgim. Ndaj tij rëndon akuza “për komplot për të kryer akte të parapërgatitura apo për planifikim të akteve terroriste”. Mediat australiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar u paraqit në sallën e gjyqit me mjekër dhe se ka refuzuar të ulet e të ngrihet kur në sallën e gjyqit u fut trupi gjykues.
Xhixha, miliona euro transaksione nga Kuba, Panamaja etj. Në Shqipëri paratë i tërhiqte e ëma 64 vjeçare
Miliona euro transaksione dhe e jëma 64 vjeçare e përfshirë. Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet edhe për akuzën e “pastrimit të parave”, njofton televizioni ABC. Burimet pranë prokurorisë së Tiranës thanë se drejtoria e pastrimit të parave pranë policisë së shtetit, ka sjellë në prokurori një material voluminoz për Genci Xhixhën i shpallur në kërkim dhe nënën e tij, 64 vjeçare Maria Xhavara.
Aksident në minierat e Bulqizës. Një punonjës kinez humbet jetën, tjetri i plagosur rëndë në Spitalin Ushtarak
Një tjetër aksident i rëndë ka bërë që minierat e Bulqizës të marrin jetë njerëzish. Mësohet se gjatë ditës së sotme pas një shpërthimi gjatë shpimit të një pusi ka ndodhur një tragjedi. Një punëtor ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se të dy shtetasit janë kinezë. Aksidenti ka ndodhur në nivelit 9 të minierës që administrohet nga kompania ACR.
a.k
40 persona të armatosur sulmojnë stacionin policor në Likovë, Maqedoni. Zëdhënësi i MPB: Kishin shenjat e UÇK-së dhe rrahën policët
Një grup prej 40 personash kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës, Maqedoni. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip. MPB ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate, në orën 2.30 minuta. Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestarë në sigurimin e kësaj zone.
Paskal Milo firmos me PS-në, “do zbatohet pakti qeverisës i 2013-ës”. PBDNj e Dules del vetëm në zgjedhje
Kreu i partisë Demokracia Sociale Paskal Milo arriti marrëveshjen me Partinë Socialiste për t’iu bashkuar aleatëve të majtë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, në limitet e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Marrëveshja u firmos sot nga Milo dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Milo tha se marrëveshja vjen në vijimësi të “paktit” të nënshkruar për zgjedhjet e vitit 2013 për bashkëqeverisje, kërkesa kryesore që Milo pati në drejtim të kryeministrit Rama.